RENEA në Elbasan, shoqëron 4 persona te tregu Agroushqimor

0

Forcat Speciale RENEA kanë zbarkuar në Elbasan. Deri më tani bëhet me dije se janë shoqëruar 4 persona, identiteti i të cilëve ende nuk dihet. Aksioni po zhvillohet aktualisht tek zona e njohur si tregu AgroUshqimor, por ende është në vijim.

Tregu është në pronësi të Petrit Çelës, babai i Suel Çelës, i cili është në kërkim nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, pasi akuzohet se ka porositur vrasje të zbuluara në dosjen ‘Plumbi i Artë’. Sipas dëshmisë së Nuredin Dumanit ai është porositës i disa ngjarjeve të mbetura në tentativë. Suel Çela akuzohet se ka porositur atentatin e dështuar të 29 marsit 2022 ndaj Elton Kilës, por Dumani tha se ai kishte kërkuar dhe vrasjen e Lulzim Mashës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu