Qëndresa e organizuar ndaj korrupsionit

0
Shkruan Zef Ndreka
Gjithë bota e ka kuptuar se çfarë përfaqëson korrupsioni në Shqipëri, vetëm shqiptarët ende jo!
E gjithë bota perendimore ja ka vënë gishtin plagës më të madhe sot të kombit tonë, vetëm shqiptarët akoma jo!
SHBA, BE janë angazhuar më projekte konkrete për të luftuar korrupsionin, ndërsa klasa politike 30- vjeçare shqiptare bën rezistencën apo qëndresën më të organizuar kundër tyre, në dëm të interesave të vëndit , shqiptarëve dhe demokracisë.
Po populli i thjeshtë, votuesit e partive politike, militantët , anëtarët, a i kanë parë relacionet skandaloze të korrupsionit më krimin e organizuar?!
A e kanë kuptuar lojën dhe mashtrimet që bëjnë më sharjet dhe ofendimet kinse që i bëjnë njëri-tjetrit në emër të luftës për demokraci?!
Kaq e pa aftë është klasa politike shqiptare të mos i dëbojë sharlatanët që e mbajnë peng atë?!
Është shumë e thjeshtë sot , të vëzhgosh: sa më i madh ose sa më në nivele të larta bëhet korrupsioni, aq më i organizuar shfaqet krimi dhe kriminelët.
Kur hetohen në komisione parlamentare si rasti i inceneratorëve, ose kur kërkohen të hetohen investimet strategjike në kuvend, krimi bashkon votat . Bëhet njësh. Mungon transparenca. Një pjesë e opozitës që ka qeverisur shumë vite dhe mazhoranca e sotme ka frikë të miratojnë komisionet hetimore që i kërkon më të drejtë opozita!
Aresyet dihen.
Ashtu siç dihet që korrupsionin në Shqipëri e drejtojnë oligarkët dhe mbështetën nga Rama-Berisha-Meta.
Oligarkët promovojne dhe krijojnë ligje korruptive në favorin e tyre, të mbështetur nga përfaqësuesit e lartë të politikës.
Ne këto kushte, kur çmimet nuk i vendos vetë tregu por oligarket, si mund të luftohet korrupsioni?!
Si mund të luftohet korrupsioni kur kryeministri kërcënon haptas apo tërthorazi drejtësinë , kur lufton t’a kapë atë , kur në krye të ministrise se drejtësisë është një hajdut i votave të popullit?!
Si mund të luftohet korrupsioni në këtë vënd , kur punohet vetëm për pastrimin e parave të pista, të drogës, prostitucionit, korrupsionit etj.
Duke e parë kёshtu , me këtë sy e me këtë arsyetim, Shqipëria dhe shqiptarët do t’i shpëtojnë sot rrezikut më potencial që sjell për kombin korrupsioni , nqs arrestohet krejtësisht gjithë kabineti kriminal i Ramës i kapur në vjedhje .

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu