Mazhoranca ka vendosur të mbledhë sot në orën 17:00 Kuvendin, seancë e parashikuar për të enjten, duke synuar hilene e inskenuar ne skutat e fshehta ideologjike trë PS-së. Por një vendim të papritur ka marrë sot edhe opozita, e cila ka vendosur të protestojë pikërisht në të njëjtin orar. Dhe, sipas informacioneve, oipozita ka thirrur nga rrethet simpatizantet e vet që i janë përgjigjur flakë për flakë thirrjes se shpejtë.
Ndërkohë që kryeministri Rama mësohet të mos marrë pjesë në Kuvend. Pak më parë ai u shfaq në një takim në spitalin e Lushnjes, ndërsa pritet që të zhvillojë në orën 16:00 edhe një takim me qytetarët.
Varg i gjate malkinash ngsa shume qytete tashme jane nisur drejt Tiranes. Policia deri tani eshte korrekte dhe nuk jane raportuar incidente. Po ne pak ore, opozita, a mund te mobilizoje protestues?
Kjo do shihet pas pak oresh.
Nënkryetari i PD-së, Edi Paloka e cilësoi takimin si antimitingun e radhës së kryeministrit, i cili fshihet dhe largohet nga Tirana dhe zyra e tij sa herë ka protesta.
Edhe gjatë protestës së 21 shkurtit, kryeministri Rama zgjodhi të largohej nga Tirana. Ai u zhvendos në Vlorë në një takim masiv me qytetarët atje.