Prokurori Edvin Kondili, kandidat për kreun e SPAK, ndër figurat e pastra të drejtësisë…

0

Prokurori Edvin Kondili, i cili e ka kaluar pa probleme të dyja shkallët e Vetting-ut, është njëri ndër kandidatët per të drejtuar Strukturën e Posaçme Antikorrupsion, SPAK.

Prokurori Kondili e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 2004. Ai ka mbaruar Shkollën e Magjistraturës dhe punon prej vitit 2004 pranë Prokurorisë për Krimeve të Rënda. Paralelisht me punën si prokuror, Kondili është angazhuar si lektor në Shkollën e Magjistraturës dhe si ekspert për organizatat ndërkombëtare.

Skeda grafike e mëposhtme paraqet ndryshimin e pasurisë së deklaruar të prokurorit Edvin Kondili nga viti 2004 deri në fund të vitit 2017. [Kliko për skedën në PDF]

Skeda e pasurise se deklaruar nga prokurori i Krimeve te Renda, Edvin Kondili per vitet 2004-2017.

Ky raport është prodhuar nga BIRN pas administrimit të deklaratave të pasurisë së këtij subjekti nga Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrolli të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit, ILDKPKI.

Të dhënat e analizuara nga BIRN tregojnë se prokurori Edvin Kondili nuk zotëronte asnjë pasuri në vitin 2004, kur deklaroi për herë të parë interesat e tij private pranë ILDKPKI. Në fund të vitit 2017, pasuria e tij familjare kap vlerën e 14 milionë lekëve, duke shënuar një rritje mesatare vjetore prej 1 milion lekësh.

Pasuria e paluajtshme përbën zërin kryesor me 9.7 milionë lekë. Z.Kondili deklaron gjithashtu 1.9 milionë lekë likujditete bankare, 1.4 milionë lekë kursime të akumuluara në cash dhe një automjet me vlerë 920 mijë lekë.

Të ardhurat familjare për periudhën deklaruese janë 29.5 milionë lekë. Rreth 62% e të ardhurave kanë si burim pagën nga funksioni i prokurorit, ndërsa rreth 37% vijnë nga pagat e familjarëve.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’  që identifikohen gjatë kontrollit. Nga 14 deklaratat që iu nënshtruan kontrollit aritmetik/logjik, asnjëra prej tyre nuk rezulton me probleme.

Nga analiza cilësore e deklaratave, vlen për t’u shënuar një hua prej 10 mijë eurosh që bashkëshortja e subjektit ka marrë nga vëllai i saj, emigrant në Spanjë në vitin 2014. Huaja nuk është përdorur për qëllimin e marrë dhe është shlyer e gjitha në vitin 2016.

Duke qënë se ky raport bazohet në të dhëna statistikore të analizuara nëpërmjet një databaze, ai nuk nxjerr përfundime mbi pasurinë e subjektit nëse ajo është e ligjshme ose jo, por mëton të informojë publikun mbi pasurinë e deklaruar të zyrtarit publik nëpërmjet një formati të thjeshtë dhe të kuptueshëm grafik.

Deklarata e pasurise për vitit 2004

Deklarata e pasurisë për vitit 2005

Deklarata e pasurise për vitit 2006

Deklarata e pasurisë për vitit 2007

Deklarata e pasurisë për vitit 2008

Deklarata e pasurisë për vitin 2009

Deklarata e pasurisë për vitin 2010

Deklarata e pasurisë për vitin 2011

Deklarata e pasurisë për vitin 2012

Deklarata e pasurisë për vitin 2013

Deklarata e pasurisë për vitin 2014

Deklarata e pasurisë për vitin 2015

Deklarata e pasurisë për vitin 2016

Deklarata e pasurisë për vitin 2017

Deri sot interesin për kreun e SPAK e kanë paraqitur 3 prokurorë,  Altin Dumani, Arben Kraja dhe Ervin Kondili, ky i fundit dukshëm në avantazh për t’u zgjedhur pa probleme.

Megjithatë, ka afat edhe deri pasnesër për kandidatura të tjera.

Zgjedhja do jetë e shpejtë dhe menjeherë drejtuesi i SPAK-ut do nisë punën me 300 dosje VIP, ku do përballen me drejtësinë të gjithë abuzuesit e politikës dhe pushtetit në 27 vitet e fundit.

Tashmë gjithçka është e qartë, thuajse gati, në sekuestro dhe burg do përfundojnë të gjithë VIP-at që nuk do munden të justifikojnë pasurine dhe jetesën e familjareve dhe të afërmve të tyre.

BalkansNews

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu