Po, po ndodh: Ndërkombëtarët kanë gati skenarin; shtyhen zgjedhjet lokale, përcaktohet Kryeministri i qeverisë teknike!

0

E kemi thënë prej kohësh, dhe ja, po ndodh. Nuk do te ketë zgjedhje këtë qershor. Do bjerë qeveria e do vcejne te tere në burg, si në Kroaci. Nuk ka rrugë tjeter. Shqipëria do bëhet e hajdutët do shkojnë pas hekurave.

E, janë ndërkombëtarët që ua futën këmbët një një këpucë gjithë hajdutëve te 29 viteve të fundit.

Si gjithmonë në raste ngërçi politik në Shqipëri mbërrin dhe formula-aksiomë e partnerëve. Veçse këtë radhë kjo formulë nuk është e shtruar për diskutim ndërpartiak, por ka ardhur e gatshme dhe e detyruar për t’u implementuar.

Mësohet se opozita do të ndërpresë bojkotin parlamentar dhe do kthehet në Kuvend për votimin e Reformës zgjedhore si dhe disa ligje të rëndësishme, deri ndërhyrje kyçe Kushtetuese.

Ndërkohë do të jenë ngritur e konsoliduar dhe SPAK e Byroja Kombëtare e Hetimit.

Zgjedhjet vendore do ridekretohen brenda muajit mars së bashku me ato të parakohshme parlamentare në fund të muajit shtator.

Janë konsultuar “flesh” me faktorët politikë këto ndryshime dhe ka një dakordësi. E vetmja pikë ku ka pasur hezitim është kërkesa e opozitës për qeveri tranzitore teknike. Por dhe kjo është parashikuar në variantin e ndërkombëtarëve.

Nuk do të ketë një qeveri Teknike, por një qeveri të maxhorancës, e cila nuk do të kryesohet nga Edi Rama, por një eksponent i pranueshëm nga PS-ja. Deri tani ndonëse nuk është determinuar, emri është Pandeli Majko, njeriu më i paanshëm.

Emri i Majkos është i rëndësishem jo vetëm për bazën e PS, por dhe i palakuar nga opozita. Mbi të gjitha në këtë situatë mjaft të rëndësishme për ardhmërinë e Kosovës, Pandeli Majko për arsye të njohura është njeriu që gëzon besim tek populli dhe politika e Kosovës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu