“Xhenet”/ Melisa pranon Xhenet si motër, Sema dëbon Arzunë nga shtëpia, Kaja kërkon të vrasë Mukadesin

0

Arzu akuzon Kajan se i ka treguar Melisës të vërtetën. Selim përpiqet të bind Xhenetin se Kaja është personi që ka tentuar të vras Xhengizin duke i thënë se qëllimi ka qenë fshehja e identitetit të nënës së saj. Nilgyn fillon të mendoj se duhet t’i tregoj Selimit fotogratë e Xhengizit duke varrosur Rizan. Selim i kërkon Xhenetit të ruhet prej Kajas. Arzu gris fotografinë e Xhavidanit në shtëpinë e Kajas duke i thënë atij se Xhavidan ka vdekur. Kaja i tregon Arzus se personi që i ka treguar Melisës të vërtetën është Mukades dhe vendos ta vras atë. Arzu nuk lejon Kajan të lëndoj Mukadesin. Arzu siguron Kajan se Xhenet është vetëm vajza e tij, jo e saj. Kaja këmbëngul se e do vërtetë Xhenetin dhe Arzu i kërkon atij të largohet për të mirën e Xhenetit.
Kaja nuk pranon dhe i kërkon Arzus të ndahet nga Mahir. Melisa akuzon Orhanin se e ka ndihmuar për interesat e tij vetjake ndaj Xhenetit. Melisa rrëfen se ka vendosur t’i kërkoj falje Xhenetit dhe Orhan habitet.

Xhenet i tregon Mukadesit se Kaja është i dyshuar për tentativë vrasjeje ndaj Xhengizit. Melisa i fik telefonin Arzus. Xhenet akuzon Kajan se ka qëllur Xhengizin dhe e kërcënon atë se e vërteta do të dal në shesh pas shërimit të Xhengizit. Kaja akuzon Selimin dhe Mukadesin se po e kthejnë Xhenetin kundër tij. Ai kërcënon Mukadesin se do ta vras. Selma i bën gati valixhet Arzus dhe i kërkon asaj të largohet nga vila e Sojerëve. Selma i ofron Arzus para në këmbim të aksioneve në kompani të cilat do të kalohen në emër të Melisës. Arzu pranon të largohet, por
këmbëngul se do të kthehet për Melisën. Mahir i lutet Arzus të mos ik. Arzu e quan Mahirin një njeri të parëndësishëm në jetën e saj. Arzu mëson se Melisa ka shkuar në shtëpinë e Xhenetit.

Melisa i tregon Mukadesit se ndjen xhelozi për Xhenetin, por edhe se ndihet fajtore për faktin që ajo është rritur pa një nënë. Xhengiz rikthehet në shtëpi. Nilgyn e quan Xhengizin vrasës. Xhenet i rrëfen Selimit se e vret ndërgjegjia për faktin që e ka akuzuar Kajan pa prova. Selim i premton Xhenetit se do të jetë gjithmonë pranë
saj. Xhenet shprehet se nëse Kaja është vërtetë fajtor edhe ajo është fajtore që e ka sjellë në jetën e tyre.
Mahir mërzitet për largimin e Arus nga shtëpia. Selma i kërkon Mahirit që emri i djalit të tij të jetë Riza. Orhan provokon Mahirin duke i thënë se Melisa do të zhgënjehet kur të marr lajmin e fëmijës. Arzu kërkon të sqaroj Melisën. Melisa nxehet me Arzun duke i thënë se në vend të Xhenetit mund të kishte qenë edhe ajo. Melisa braktis Arzun, ndërsa e lë të qaj në dhomën e varfër të Xhenetit. Sojerët i shkojnë për vizitë Xhengizit dhe kërkoojnë të bëjnë paqe mes familjeve. Selim i tregon Mahirit dyshimet se Kaja ka tentuar të vras Xhengizin./paloma

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu