“Çukur”/ Jamaç fal Senën, Idriz vihet në kërkim të Sadetes dhe Vartollusë, Sulltan futet në operacion

0

Emrah i shkon në mes të natës në shtëpi Nazmës dhe e pyet për arsyen se pse e ka vrarë Bajkallën. Nazëm mohon të ketë vrarë Bajkallën, por fajëson për vdekjen e të atit egon e tij të tepruar. Ai i tregon Emras se si Bajkallë e ka braktisur në mëshirë të fatit. Emrah kujton fëmijërinë e tij të dhunshme. Nazëm i tregon Emras se Bajkallë i ka rigjetur vetëm për interesat e tij. Nazëm i ofron Emras bashkëpunim për të marrë hak ndaj Koçovallëve për vdekjen e Bajkallës. Emrah i tregon Gyzides se ka vendosur të punoj me Nazëmin në kompaninë e të atit. Sena qorton Emrah për faktin që i ka treguar Jamaçit të vërtetën dhe e mohon atë si vëlla. Xhelajsun dhe familja e tij shkojnë për të dhënë ndihmë në shtëpinë e Koçovallëve. Akshën pyet Xhelajsunin nëse e ka falur për kurthin që i ka ngritur Karaxhas.

Mamaja e Xhelajsunit përkujdeset për Nedretin dhe i tregon se edhe bashkëshorti i saj ka vdekur për faj të Vartollus. Sulltan duhet të kryej një operacion të vështirë, të cilin është në gjendje ta kryej vetëm një mjek. Jamaç mbledh gjithë njerëzit e tij dhe ndërpret konferencën e mjekut për ta bindur atë që të kryej operacionin e Sulltanës. Idriz, Selim dhe Jamaç ndahen me Sulltanën pasi operacioni i saj është me rrezikshmëri të lartë.
Sena mbështet Jamaçin dhe ai pranon ngushëllim prej saj edhe pse nuk e ka falur. Tezja e Sadetes telefonon Idrizin e shqetësuar për zhdukjen e Sadetes. Vartollu përgatit një mëngjes romantik për veten dhe Sadeten.

Sena i tregon Jamaçit fëmijërinë e saj të dhunshme pranë Emrah. Sena justikohet duke i thënë Jamaçit se e ka fshehur Emrah prej tij pasi i ka ardhur turp dhe i kërkon falje. Jamaç e fal. Idriz i kërkon Xhelajsunit të gjej Sadeten. Idriz dyshon se Sadete është larguar me Vartollun dhe vihet në kërkim të saj. Selim nxehet me të atin për faktin që nuk po pret në spital për të mësuar gjendjen e operacionit të Sulltanës. Sadete dhe Vartollu kalojnë çaste romantike dhe realizojnë një piknik. Gyzide kontrollon kontratën që i ka ofruar Nazëm Emras. Ajo pyet Nazëmin mbi arsyet pas sjelljes së tij të mirë ndaj Emras. Nazëm shtiret sikur ka pranuar Emrah si vëllain e tij. Medet rimerr në punë punëtorët e Vartollus duke iu ofruar një shumë të madhe parash. Operacioni i Sulltanës shkon me sukses, por ende ka rrezik që plumbi ta ketë lënë me pasoja./paloma

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu