Më në fund, arritën ta kuptojnë edhe salikratët se me Berishën nuk arrijnë dot në fitore. Është përballja e 4 e humbjes radhazi. Por kjo e fundit ishte humbje “Madhështore”, si loja e Saliut! Tashmë demokratët që e duan PD-në, kanë filluar ta artikulojnë hapur e ti venë gishtin shkaktarit të humbjes, edhe në studio televizive edhe pse më parë e dinin, e flisnin nën zë, por përsëri pranonin të mashtroheshin.
Berisha i mashtroj sërish demokratët. Iu premtoj se brënda pak muajsh e rrëzonte Ramën. Ëndërrat e stisura të demokratëve të lodhur, shtoheshin dita ditës kur gënjeshtari, mashtruesi dhe misionari i shkatërrimit të demokracisë dhe drejtësisë në Shqipëri rimori PD-në për ta përdorur për interesa familjare e përsonale.
Kështu, demokratët u ripërdorën duke i dhënë një shanc të shtuar humbës, humbësit të madh, humbësit madhështorë.
Edhe sa kohë demokratët do pranojnë të mashtrohen? Sepse u vjetëruan xhaketat e PD-së. Me Flamur Noka, me Paloka, me Voksha e Shehaj, e plot të tjerë, asgjë pozitive nuk ofrohet më në këtë opozitë të re!
Mungon rinia, mungojnë politikanët e rinjë, mungojnë idetë për një opozitë shprese. Gjithçka e kontrolluar duke vënë monoklin për të parë në lupë këdo që nuk është dakort me Berishën.
Servilët e listave të mbyllura, arritën ta përdorin mjeshtërisht non grat-ën, autoritarizmin e tij për të kapur një vend në parlament.
Vetëm kaq!
Pengmarrësit e PD-së dhe të opozitës në tërësi, Berisha dhe Basha, mjaft e zgjatën. Koha e tyre mbaroi. Tashmë në politikën shqiptare, ato i përkasin të kaluarës.Kishin lidhur fatin e tyre politik sëbashku, dhe po sëbashku duhet të zhdukën nga skena politike.
Ndërkohë që Berisha kontrollon 50 deputet dhe ndihet mirë, Bashës i mbaroi koha e komoditetit të mospërballjeve elektorale, pasi në përballjen e tij të parë, morì zero deputet.
Tani, të futët në klasën e parë e të mësoje tabelen e zhumëzimit, pasi ti dalë gjumi.
Por për disa ditë na duhet të dëgjojmë edhe disa alibi të humbjes madhështore! Të shohim çfar do shpikin.
Gjithsesi, populli e ka ende në mendje shprehjen: Mirë ngordhi gomari, por stë lënë mizat! Edhe pse mizat janë kthyer në bufa…