Burak Ozcivit prej kohësh ka treguar se ka një pasion të madh për makinat. E duke qenë një aktor i suksesshëm, me të ardhura të majme, sigurisht që mund të përballojë të blejë automjete të shtrenjta.
Mirëpo, Burak nuk majftohet vetëm me blerjen e tyre. Miqtë e tij kanë treguar se Burak së fundmi ka blerë disa makina, në shtete të ndryshme ku ka udhëtuar. Më pas, ai i çon makina në Stamboll, në një servis të besuar dhe u bën atyre modifikime nga më të ndryshmet.