Orhan qëllon Selimin me pistoletë, ja ç’do ndodhë sonte në Xhenet

0

Orhan kundërshton që Kaja të jetë ortak i kompanisë. Mahir e sheh që nuk ka zgjidhje tjetër dhe pranon marrëveshjen. Palët firmosin marrëveshjen. Orhan zihet me Selimin dhe e akuzon se ai e dinte. Arzu shkon në zyrën e Kajas dhe i kërkon të zhduket. Kaja e afron Arzun pranë vetes.

Melisa kalon aty dhe i sheh. Kaja i thotë Arzus se do hanë darkë bashkë. Melisa sheh Mukadezin të sëmurë në rrugë dhe e çon në shtëpi. Xhenet falenderon Melisën. Orhan e kalon natën në varkë dhe sheh haluçinacione sikur Rëza është gjallë. Melisa i tregon Xhenetit se Arzu po e tradhton Mahirin dhe po takohet me dikë. Ajo i kërkon Xhenetit të shkojnë bashkë për t’u përballur me ta. Xhenet pranon. Kaja telefonon Xhenetin dhe ajo i tregon që po shkon me Melisën diku. Kaja e kupton planin që ka bërë Melisa. Arzu takohet me Kajan në restorant. Xhenet dhe Melisa shkojnë në restorant. Xhenet tronditet kur sheh Arzun me Kajan. Melisa nxehet me Arzun dhe largohet nga restoranti. Kaja justifikohet se po festonte me Arzun faktin që u bë ortak i kompanisë. Ai ka ftuar në restorant edhe Selimin për ta bërë më të besueshme. Kaja shkon të flasë me Melisën jashtë restorantit. Ai i vendos armën në kokë Melisës dhe e kërcënon. Kaja i kërkon Melisës të zgjedhë mes Arzus, Xhenetit dhe Selimit pasi njëri prej tyre do vdesë. Melisa zgjedh të vdesë vetë dhe i përgjërohet Kajas. Kaja i kërkon Melisës ta ndajë Selimin nga Xheneti. Orhan hyn në restorant dhe i drejton pistoletën Selimit. Orhan qëllon Selimin. Arzu dhe Xhenet tronditen./revistawho.com

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu