Opozita bllokon pesë akse kryesore të Shqipërisë, por nuk vete tek Saraji në Surrel/ Kryemadhi: Rama nuk e ka parë akoma revoltën qytetare

0

Ndërkohë që na ndajnë vetëm pak minuta nga fillimi i protestës së opozitës, duket se ka filluar edhe grumbullimi i njerëzve në akset të cilat janë njoftuar se do të bllokohen.

Ashtu sikurse edhe ishte njoftuar, kreu i PD-së, Lulzim Basha ka mbërritur në Milot, ndërsa kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi do të jetë te rrethrrotullimi i Plepave në Durrës.

Por nuk po ndodh ajo që kërkohet nga qindra mijera ne rrjetet sociale: Te protestohet ne Surrel, atje ku Rama ka bere Sarajin.

Ndërkohë, bllokim rrugësh kombëtare në të gjithë Shqipërinë do të ketë në Tiranë tek Shqiponja, në Durrës tek Plepat, në Fier-Sheq dhe në Bradashesh-Elbasan.

Ky skenarë është i përsëritur pasi më shumë se një vit më parë partia demokratike,  paralizoi qarkullimin pothuajse në gjithë vendin duke mbajtur të bllokuar akset rrugore kombëtare.

Për organizmin e protestës dhe monitorimin e saj, kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, krahas strukturave qendrore ka urdhëruar ish deputetët dhe kryetarët e degëve, të cilëve ju ka kërkuar edhe pjesëmarrje të lartë.

Tirana – Rrethrrotullimi Shqiponja

Ish deputetët Aldo Bumçi, Albana Vokshi, Halim Kosova, Gent Strazimri, Klevis Balliu, Agron Shehaj, Grida Duma, Jorida Tabaku, Genc Pollo, Dhurata Çupi, Valentina Duka, Astrit Veliaj, Isuf Çela, Fatbardha Kadiu do jenë në krahë të protestuesve te rrethrrotullimi Shqiponja. Po ashtu edhe kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi do protestojë këtu.

Durrës

Ish deputetët Edi Paloka, Oerd Bylykbashi, Orjola Pampuri, Florion Mima do jenë në krahë të protestuesve në aksin Durres-Kavaje, Plepa Autostradë

Elbasan

Esmond Spaho, Endri Hasa, Luçiano Boçi, Ervin Salianji, Hekuran Hoxhalli

Fier

Enkelejd Alibeaj, Nada Meçorapaj, Tritan Shehu

Milot

Lulzim Basha, Flamur Noka, Lorenc Luka, Bardh Spahia, Izmira Ulqinaku, Romeo Gurakuqi, Xhemal Gjunkshi, Lindita Metaliaj, Andon Frrokaj.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu