“O hajdut! O hajdut! Sulmohet Erion Veliaj, por mbrohet me truproje

0

Kryetari i bashkisë Erion Veliaj është pritur me protestën e një qytetareje e cila duket se ka një çështje konfliktuale me bashkinë e Tiranës.

“O hajdut! O hajdut! Vjedh pronën e njerëzve. Do të të vijë dita!” dëgjohet ti thotë qytetarja  kryebashkiakut i cili hyn në perimetrin e sigurisë i rrethuar nga truprojat e tij.

Akuzave Veliaj iu përgjigj me një qeshje ironike ndërsa gjithë kohës ishte rrethuar nga truprojat e tij.

Ceremonia e fillimit të punimeve të Teatrit të ri Kombëtar pritet të nisë në orën 10:30 dhe pritet të vijë dhe kryeministri Edi Rama.

E gjithë zona e pedonales është vendosur në perimetër sigurie dhe forcat e policisë dhe të gardës. Janë angazhuar dhe agjentët e komisariatit nr 1.

Hyrja brenda perimetrit të sigurisë bëhet vetëm për personat e autorizuar. Madje dhe drejtori i ri Teatrit Kombëtar Altin Basha u detyrua të presë disa minuta derisa policia të merrte konfirmimin.

Grupi i xhirimit i Ora News me gazetar Edison Vatnikaj ndodhet atje dhe po ndjek nga afër të gjitha zhvillimet.

"O hajdut! O hajdut! Do të vijë dita" Qytetarja ia

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu