“O ba si nuk më prite?”- Ndërron jetë i ati i ish-ministrit Saimir Tahiri

0

Bashkim Tahiri, babai i ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri ka ndërruar jetë. Lajmi është bërë publik nga vetë ish-ministri i Brendshëm, përmes një letre nga burgu, të cilët njerëzit e afërt ia kanë postuar në rrjete sociale.

Postimi i Tahirit

o Ba, si nuk më prite

Me sa nxitim e more këtë rrugën e fundit dreqin.

Të ndritë shpirti atje lart!

Mua me bëre dhuratën më të madhe ndonjëherë, më bëre burrë.

Dhe rri i qetë andej, mos u mërzit më. Qesh e gëzohu siç bëje këtu me ne.

Sa here bëhesha gati po nuk ta thoja dot se më vinte zor, por ja po ta them tani që nuk më degjon më:

Të dua shume Ba!

Të duam të gjithë shumë shoku Bashkim.

Përgjithmonë!

Njoftim nga Familja:

Varrimi bëhet nesër datë 16 Mars, ora 11:00

Adresa: Funeral Home ALBA 2000, Rr. Dibrës 302.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu