“Njohja e Kosovës nuk është çështje!”, Vuçiç: E them me krenari edhe para Von der Leyen-it

0

Ditën e sotme në kuadër të vizitës së shefes së Komisionit Europian, Ursula Von der Leyen është zhvilluar një konferencës s përbashkët në Beograd me presidentin e Serbisë, Alensadar Vuçiç.

Gjatë fjalës së tij Vuçiç u shpreh se Serbia është e gatshme të përmbushë obligimet e saj po pa dalë kundër kushtetutës së saj.

“Ne ende nënkuptojmë gjithçka që thashë në Bruksel. Serbia është e përkushtuar për të ruajtur paqen dhe stabilitetin, ajo i di detyrimet e saj, do t’i përmbushë ato. Për Serbinë është e qartë se çfarë nuk mund të bëjë në kundërshtim me Kushtetutën e Serbisë”, tha Vuçiç.

Presidenti serb shtoi se për Serbinë pavarësia e Kosovës nuk është një çështje dhe se nuk e ka problem ta thotë këtë para Presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

“Për ne njohja e pavarësisë së Kosovës nuk është çështje, me krenari e them para Presidentes së Komisionit Evropian, ne i dimë obligimet tona nga dialogu, jemi të gatshëm t’i përmbushim, por duhet të theksoj një gjë që 11 vjet dhe para të gjitha marrëveshjeve, Prishtina e cila kishte vetëm një obligim – Asociacionin, nuk e bëri këtë”, shtoi ai.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu