Dokumenti/ Malltezi nxjerr emrat e Majkos, Klosit dhe Angjelit për privatizimin e kompleksit “Partizani”

0

Argita Malltezi në një intervistë ekskluzive në emisionin “Top Story” tha se ministri Anastas Angjeli i dërgoi kërkesë zyrtare për fillimin e procedurave të privatizimit të klubit Partizani ministrit të Mbrojtjes, Pandeli Majko dhe ministrit të Sporteve, Blendi Klosi.

Pjesë nga intervista:

Malltezi: Shkresa numër 4533 datë 21.07.2005 i zotit Vangjeli dërgon kërkesë zyrtare për fillimin e procedurave të privatizimit të klubit Partizani ministrit të Mbrojtjes Pandeli Majko, ministrit të Sporteve Blendi Klosi. Këta i përgjigjen në 22 korrik një ditë më pas me shkresat përkatëse, janë të gjitha të cituara. Që në 2003 klubi Partizani ka dalë nga skema e përhapjes. Unë nuk jam eksperte, por skema e përhapjes nuk do të thotë që janë të gjitha pronat e ushtrisë në Shqipëri, janë ndoshta pikat ku përhapet ushtria, është i kufizuar si nocion. Nuk përfshihen të gjitha pronat e ushtrisë, për shembull, aktualisht lista e pronave të ushtrisë që privatizohet ka 600 objekte,  këto objekte janë jashtë skemës së përhapjes. Sali Berisha nuk ka influencuar në kthimin e pronës, nuk ka influencuar në nxjerrjen nga skema e përhapjes. Kjo është një pikë. T’i marrim ligjet…

Rakipllari: Unë e kam lexuar vendimin e gjykatës.

Malltezi: Nuk të bën përshtypje fakti që këta fshehin dokumente?! Aty thuhet që në 2003 ka dalë nga skema dhe pastaj u rrotullohen fjalëve për të krijuar përsëri konfuzion. Nuk thuhet se ka qenë në skemën e përhapjes, përkundrazi, vendimi thotë, nuk është shumë e qartë nëse ka qenë në skemën e përhapjes. Nuk ka qenë në skemën e përhapjes, dhe kush është gjëja tjetër e pafalshme për një jurist, unë nuk arrij ta kuptoj se si arrin të manipulojë një jurist ligjin në këtë formë. Interpretohet dokumenti krejt ndryshe.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu