Ka nisur grumbullimi mbështetësve të Partisë Demokratike përpara Kryeministrisë aty ku rreth orës 17:00, do të zhvillohet një protestë kombëtare e thirrur nga PD dhe aleatët.
Një pjesë e protestuesve të ardhur nga rrethet janë grumbulluar në qendër, ndërsa një pjesë e militantëve të PD do të nisen nga selia blu prej nga ku do të marshojnë drejt bulevardit “Dëshmorët e Kombit”.
Ndërkohë, autoritetet kanë marrë masa të rrepta sigurie për mbarëvajtjen e protestës. Forca të shumta policore janë vendosur përreth Kryeministrisë, por edhe në institucione të tjera kyçe si Ministria e Brendshme, Bashkia e Tiranës dhe Kuvendi i Shqipërisë, të cilat në të kaluarën kanë qenë objektiva të protestave të dhunshme. Raportohet se efektivët e policisë janë të pajisur me maska kundër-gaz, për t’u përgatitur ndaj çdo skenari të mundshëm.