Ndryshime në Kodin Rrugor, tani mund të vozitni deri në 130 km/orë…

0
Zyrtarizohet shpejtësia e lejuar në autostradat shqiptare vendoset deri në 130 km/orë.

Me votat pro të çdo anëtari, u miratua në Komisionin për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin vendimi për ndryshimin e shpejtësisë në autostrada.

Gjithashtu u ra dakor që qytetarët deri në 70 vjeç do t’u lejohet mbajtja e patentës.

Ky vendim bëri që kohëzgjatja të ndryshohet nga mosha 65 vjeç që ka qenë, tashmë do të lejohen deri në 70 vjeç.

Ndër vendimet e tjera të miratuara në këtë komision është dhe lejimi i mbajtjes së dy patentave.

Kushdo qytetar shqiptar që zotëron një patentë të huaj të mos i hiqet e drejta për të mbajtur dhe atë të vendit të lindjes.
Në komision u diskutua dhe evidentimi i monopatinave në autostrada dhe rrugët interubane.
Deputetët sugjeruan që të vendosen rregulla për këta udhëtar.

Pritet të zbardhet drafti i plotë…

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu