Murat Yildirim ‘shpërngul’ gjithë Turqinë, drejt Francës…

0

Murat Yildirim ka udhëtuar para pak ditësh drejt Francës, konkretisht në Lion. Ai do të ndiqte ceremoninë e përvitshme të ndarjeve të çmimeve në Lion, ku edhe ishte nominuar si artisti më i mirë mashkull.

Por, diçka më e bukur se vetë çmimi, ishte pritja që fansat i bënë Murat. Salla e tejmbushur me persona që brohorisnin emrin e tij, e ka emocionuar tejmase Murat. “Më duket sikur e gjithë Turqia është sot këtu. Të gjthë janë shumë të dashur, shumë njerëz miqësorë dhe më kanë mirëpritur shumë mirë. I falenderoj pa masë,” ka thënë Murat teksa vazhdonte bënte foto me fansat e tij.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu