Militantët, akuzojnë PD-LSI se bashkëpunojnë me Hajdutin Edi Rama: “Ju besojmë, nëse largoni dhe familjarët tuaj nga postet në pushtetin “Rama” dhe rrethohet Saraji disa milion dollarësh…

0

Ndërkohë që opozita, ka dorëzuar mandatet parlamentare dhe, si alternativë të vetme për të rrëzuar Edi Ramën, ka përcaktuar nisjen e protestave, çdo ditë të enjte para parlamentit, militantët e PD-LSI, kanë vendosur të vërtetojnë, nëse dorëzimi i mandateve nga udhëheqësit e tyre,  është akt i sinqertë, apo është lojë politike, siç ka ndodhur përherë.

Sipas nje telefonate ne redaksine e Pamfletit, miilitanët e PD-LSI, kanë kërkuar nga shefat e opozitës dhe nga deputetët, që ditën e enjte, në protesën para parlamentit, ashtu siç vepruan më 21 shkurt 2019, me dorëzimin e mandateve, të deklarojnë dorëheqjen e familjarëve të tyre, nga postet dhe detyrat shtetërore, që kanë në pushtetin e Edi Ramës si dhe te protestohet ne Surrel me kerkesen per transparencën e parave te shtepise së kryeministrit.

Kjo kërkesë është prova e plotë dhe e besueshme për militantët, se drejtuesit partiakë të PD, LSI e partive të tjera opozitare, po bëjnë luftë reale kundër pushtetit e jo skenare për pushtetin e tyre.

Militantët, mendojnë se krahas dorëzimit të mandateve, shefat dhe deputetët e opozitës, duhet të bëjnë shkëputje të plotë nga pushteti i Edi Ramës, për të mos pasur asnjë lidhje interesash familjare me “rilindjen”, mbasi faktikisht kanë lidhje.

Nuk dihet, nëse krerët dhe deputetët e opozitës, do t’i binden “testit” të militantëve, për të dorëzuar edhe postet, që familjarët e tyre kanë në administratën e pushtetit “Rama”, punësuar pas vitit 2013, apo qysh prej kohës kur PD-LSI ishin bashkë në pushtet e në pushtetin PS-LSI.

Sipas investigimeve të shpeshta që ka bërë e publikuar “PAMFLETI”, rezulton se shefat, deputetët dhe zyrtarët e PD-LSI dhe të partive të tjera opozitare, kanë nga 2-4 familjarë të tyre të afërt,  të punësuar në “tepsinë” e pushtetit, që nga Kryeministria, Kuvendi, ambasadat, ministritë, drejtoritë qendrore e rajonale, prefekturat, Këshillat e qarqeve, bashkitë, në detyra dhe sektorë ku ka tendera, licenca, leje ndërtimi, koncesione dhe shërbime publike “ku bëhen lekë”

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu