Mbyllen votimet, qytetarët rrëzojnë Hajdutin Rama, Ps dhe 20 parti të majta marrin më pak se 700 000 vota, mungojne 1 000 000 votat e 2015-ës!

0

Kutitë e votimit janë mbyllur në mbarë vendin dhe KQZ ka publikuar shifrat e fundit të pjesëmarrjes.

Raportohet se deri në orën 18:00, në votime kanë marrë pjesë 19.4% e votuesve. Krahasuar me zgjedhjet lokale të vitit 2015, kjo është një shifër mjaft e ulët. Në vitin 2015, në zgjedhje kanë marrë pjsë 47.83% e votuesve.

Edhe duke konsideruar bojkotin e opozitës, sërish duket se qytetarët e kanë refuzuar masivisht mazhorancën, pavarësisht presioneve për të marrë pjesë në votime.

Nga ana tjetër, Partia Demokratike, ka deklaruar se pjesëmarrja, edhe në këto shifra, është manipuluar nga KQZ. Sipas Partisë Demokratike, deri në orën 15:00, kanë marrë pjesë në votime, vetëm 10% e votuesve.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu