Bixhoz me dashurinë/ Rudra martohet me Somjan, ja ç’do ndodhë këtë javë

0

Familja Oberoi zbulojnë Arjanin. Gazetarët akuzojnë Rudrën se Arjani është djali i tij dhe Somjas. Shivai detyrohet të deklarojë se fëmija është i tij. Anika e mbron Shivain dhe pranon që Arjani është djali i saj gjithashtu. Vir me Somjan dhe Rupin u dështon plani. Vir i tregon Anikës planin për të ndërruar nuset ditën e dasmës. Vëllezërit Oberoi kritikojnë Somjan për tradhëtinë që i bëri Rudrës. Somja i sfidon vëllezërit Oberoi.

Vëllezërit Oberoi rrëmbejnë Somjan. Vir kërcënon Anikën se do e vrasë Shivain nëse ajo nuk e gjen Somjan. Anika detyrohet të bashkëpunojë me Virin për t’i shpëtuar jetën Shivait dhe gjen Somjan. Anika ndihmon Virin për të ndërruar Bavjan me Somjan. Rudra martohet me Somjan. Të gjithë tronditen kur mësojnë se Somja është motra e Zvetlanës. Shivai ka përgatitur një plan dhe armiqtë dështojnë sërish./revistawho.com

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu