Lule të vetmuara/ Kader merr një telefonatë nga nëna e saj, ja ç’do ndodhë nesër

0

Ejlyl i përgjërohet të ëmës ta shpëtojë nga Kemali por ajo ende nuk i beson fjalëve të së bijës. Serkan i kërkon para borxh të atit në mënyrë që të ndihmojë Ejlylin. Kemal justifikohet para Mesudes dhe e bën për vete me gënjeshtra.

Ejlyl nuk pranon të marrë para nga Serkani. Tefik mendon se Serkan ia kërkoi paratë për të blerë drogë dhe kontrollon sendet e tij për të zbuluar. Feride dhe Toprak vendosin të mbesin vetëm shokë me njëri-tjetrin. Defne përdor Meralin për të bërë detyrat e shkollës. Kader merr një telefonatë nga e ëma dhe emocionohet kur i dëgjon zërin. Ajo nuk arrin dot të flasë shumë gjatë me të ëmën dhe pret me orë të tëra para telefonit për një tjetër telefonatë. Songyl mendon se prapa telefonatës fshihet Nerimani.

Tefik dhe Nazan i kërkojnë llogari Serkanit se për çfarë i do paratë. Serkan nuk pranon të tregojë por Defne e kupton që ato para i vëllai i do për Ejlylin. Ferides i prishet çezma dhe kërkon ndihmën e Toprakut. Ky i fundit nuk ja del dot. Nazan shkon në jetimore dhe akuzon Ejlylin se i ka kërkuar para Serkanit./revistawho.com

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu