Komisioni e Vetting-ut e çertefikoi të pastër milioneren Donika Prela, SHBA-BE po e çojnë në burg shtrigën e dosjeve te nxehta te hajdutit Edi Rama!

0

Drejtuesja e Prokurorisë për Krimet e Rënda, Donika Prela, ka shtyrë Komisionin e Pavarur të Kualifikimit drejt një tjetër skandali të rëndë, duke shembur besimin e publikut tek Vetingut. Pasi e konfirmoi në detyrë, duke operuar me dy standarde, Komisioni i Vetingut ka fshehur vendimin për Donika Prelën, duke mos lejuar Operacionin Ndërkombëtar të Monitorimit dhe Komisionerin Publik të bëjë ankimim në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit. Sipas burimeve, përfaqësuesit e SHBA-BE në ONM janë gati të rekomandojnë shkarkimin e Donika Prelës, por një gjë të tillë nuk mund ta bëjnë aktualisht pasi KPK nuk zbardh vendimin. Në prapaskenë, Edi Rama, ministrat dhe kryebashkiakët e tij të korruptuar po bëjnë një luftë për jetë a vdekje për të shpëtuar Donika Prelën, e cila mban në sirtarë dosjet e korrupsionit dhe krimit të pushtetarëve më të lartë në Shqipëri.

Komisioni i Vetingut duhet ta kishte zbardhur dhe publikuar në faqe vendimin për Prelën që na datën 5 mars, por një gjë të tillë nuk e ka bërë dhe nuk po e bën, duke konfirmuar edhe një herë kapjen nga pushteti politik. “Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se, pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore më datë 22.01.2019 për subjektin e rivlerësimit, znj. Donika Prela, bazuar në ligjin nr. 84/2016, sot, më datë 05.01.2019, vendosi: Konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit, Donika Prela, drejtuese e Prokurorisë së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda. Vendimi i arsyetuar me shkrim nga trupi gjykues i kryesuar nga z. Roland Ilia, znj. Valbona Sanxhaktari relatore, z. Olsi Komici anëtar, do t’u njoftohet subjektit të rivlerësimit, komisionerëve publikë dhe vëzhguesve ndërkombëtarë brenda 30 ditëve. Ky vendim mund të ankimohet pranë Kolegjit të Posaçëm të Apelimit nga subjekti i rivlerësimit dhe/ose Komisioneri Publik 15 ditë nga data e njoftimit të vendimit të Komisionit. Ankimi depozitohet pranë Komisionit të Pavarur të Kualifikimit”, ka njoftuar KPK.

Donika Prela la më gojëhapur përfaqësuesit e SHBA-BE në Operacionin Ndërkombëtar të Monitorimit kur tha se të mos paguash taksa ishte diçka normale në Shqipëri. Në datën 22.01.2019, Donika Prela u shpreh para KPK dhe Vëzhguesit Ndërkombëtar Theo Jacobs se ajo dhe bashkëshorti i saj kanë jetuar në Shqipëri dhe jo në një nga vendet e BE, prej nga vjen Z. Jacobs, dhe se në Shqiperi është normale të mospaguash taksa. Një problem të tillë KPK ka shkarkuar plot gjyqtarë dhe prokurorë. Por, edhe kur KPK nuk i ka shkarkuar, ata janë shkarkuar nga Kolegji i Apelimit. Kolegji shkarkoi për probleme më të lehta ish-kryetarin e Gjykatës Kushtetuese, Bashkim Deden dhe prokuroren Antoneta Sevdarin. Me këtë standard që ka vendosur Kolegji i Apelimit, Donika Prela është automatikisht e shkarkuar.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu