Bixhoz me dashurinë -Shivai i bën një surprizë të bukur Anikës, ja ç’do ndodhë nesër

0

Gjyshja i kërkon Shaktit të fshehë letrën që mban një sekret të cilin Shivai nuk do e përballonte. Shivai i dëgjon duke biseduar por gjyshja e ndryshon temën. Gori shkon në kursin e anglishtes dhe prezanton veten. Ajo njihet me nxënësit dhe mësuesin i cili quhet Arxhun. Anika rikthehet në shtëpi. Ajo thotë vazhdimisht faleminderit dhe Shivai e kupton se ajo i mban ende inat. Shivai vendos t’i shprehë ndjenjat Anikës.

Om shqetësohet për Gorin pasi ajo kthehet në shtëpi vonë. Shivai i kërkon gjyshes të mbajë një festë për ta bërë Anikën të lumtur. Anika gjen letrat e kujdestarisë së Sahilit dhe gëzohet pafund. Ajo përqafon Shivain dhe i thotë se e ka lumturuar shumë. Shivai i thotë Anikës se po përpiqet t’i shprehë dashurinë me fjalë por nuk mundet. Anika i thotë se ai tashmë ja ka shprehur dashurinë me vepra. Zvetlana i tregon Xhanvit videon ku Texhi qëllon Narenin. Ajo kërcënon Xhanvin se do e fusë në burg. Xhanvi pyet Zvetlanën çfarë qëllimi ka. Zvetlana kërkon një pikturë. Xhanvi i tregon Shivait dhe Omit. Ata vendosin të gjejnë pikturën për të zbuluar sekretin. Gjyshja organizon sërish një lojë në shtëpi. Mësuesi i Gorit shtiret si i sëmurë. Gori i vjen në ndihmë duke ndjekur këshillat e një doktori. Mësuesi lavdëron Gorin./revistawho.com

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu