KAS i hap rrugë regjistrimit të PD-së së Alibeajt në zgjedhje

0

Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve vendosi regjistrimin e Partisë Demokratike në zgjedhje me kryetar të komanduar Enkelejd Alibeajn. KAS ka vendosur që PD të dorëzojë dokumentet me emër të Enkelejd Alibeajt, si kryetar i komanduar.

Relatori i çështjes, Koli Bele, tha se Partia Demokratike të dorëzojë deklaratat e firmosura nga kryetari i komanduar i PD-së, Enkelejd Alibeaj.

“Ankuesi të depozitojë në KQZ dokumentacionin shtesë si më poshtë: deklaratën me të dhënat për nënkryetarin, zotin Alibeaj në cilësinë e kryetarit të komanduar; deklaratën e angazhimit solemn të nënshkruar nga Enkelejd Alibeaj në cilësinë e kryetarit të komanduar të partisë, detyrimin e Komisionerit Shtetëror të regjistrojë subjektin zgjedhor Partia Demokratike, me nënkryetarin Enkelejd Alibeaj në cilësinë e kryetarit të komanduar të partisë.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Kolegjin Zgjedhor brenda pesë ditëve nga shpallja e tij”, tha ai. 

Përfaqësuesi ligjor i Partisë Demokratike, Indrit Sefa, kishte parashtruar para KAS të gjithë argumentet ligjore, përmes të cilave kërkon rrëzimin e vendimit të KQZ për mos regjistrimin e tyre në zgjedhjet e 14 Majit.

Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi dy ditë më parë refuzoi për herë të dytë regjistrimin e Partisë Demokratike të Shqipërisë në zgjedhjet vendore të 14 majit, duke mos u tërhequr nga kërkesa e tij për paraqitjen e deklaratës solemne me firmë të Lulzim Bashës.

Celibashi argumentoi vendimin e marrë se Lulzim Basha rezulton kryetar i Partisë Demokratike sipas regjistrit për partitë politike në gjykatë, ndaj dhe angazhimi solemn nuk mund të nënshkruhet nga Enkelejd Alibeaj.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu