“Je dhuratë nga qielli”, aktorja e famshme i bën partnerit dedikimin romantik

0

Jenna Dewan dhe Steve Kazee janë në ditët më të bukura të dashurisë së tyre. Pas publikimit të lidhjes si dhe lajmit të shtatzanisë, ata po shijojnë kohën e lirë së bashku pa u shqetësuar nga media. Të dy kanë nisur të postojnë foto në rrjete sociale duke shprehur se si ndjehen për këtë etapë të re në jetën e tyre. Vëmendjen e ka tërhequr një postim i shpërndarë nga vetë aktorja, ku për herë të parë duket barku i rrumbullakosur dhe vajza e saj e parë Everly. “Të bëhesh nënë është absolutisht gjëja më e jashtëzakonshme që më ka ndodhur. Steve je një dhuratë nga qielli dhe nuk mund të isha më e lumtur për familjen e re që po krijojmë…!”, shkruan Jenna bashkangjitur postit. Kujtojmë se një vit më parë aktorja firmosi divorcin me ish-bashkëshortin e saj Channing Tatum, i cili duket se ka krijuar një marrëdhënie të re me këngëtaren e famshme Jessie J.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu