Ja si betohen ne rrënë Hashim Thaçi e Hajdar Beqaj se Anton Quni s’ka luftuar për Kosovën. Ja video ku Quni është në krah të Agim Ramadanit e vërteton rrrënat e Thaçit, Beqajt e Ramadanit!

0
Hashim Thaçi dhe deputeti Hajdar Beqaj e kanë akuzuar Anton Qunin se s’ka qenë kurrë në luftë dhe në fronte. Por, një video që është publikuar, dëshmohet se deputeti i LDK’së ishte në frontin e luftës. Madje, shihet në krah me heroin Agim Ramadanin.Dje deputeti i pozitës, Hajdar Beqa, pas debatit që ka pasur me deputetin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Anton Qunin, në Komisionin hetimor parlamentar, i është drejtuar deputetit të Nismës, Milaim Zeka, me një kërkesë.Beqa ka kërkuar nga deputeti Zeka që të hulumtojë në arkivat që ai i posedon për luftën në Kosovë dhe të tregojë nëse Anton Quni ka qenë në vijat e frontit.Ndërsa, si demantim i deklarimeve të deputetit Beqa, në rrjetet sociale është duke qarkulluar një video e rrallë nga vija e frontit ku shihet deputeti Quni.Kjo video e dëshmon praninë e Anton Qunit në Betejën e Koshares, ndërsa shihet të jetë i shoqëruar nga heroi i Kosovës, Agim Ramadani, i njohur ndryshe si komandant “Katana”Pra, pamjet e tilla dëshmojnë të kundërtën nga deklarimet e Presidentit Thaçi dhe deputetit Beqa.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu