Italia fqinje ashpërson politikën ndaj refugjatëve

0
FILE ��” Brothers of Italy's Giorgia Meloni attends a media event for center-right leaders ahead of the March 4 general elections, in Rome, Thursday, March 1, 2018. With God, homeland and "natural" family prominent in her political manifesto, Giorgia Meloni, whose Fratelli d'Italia (Brothers of Italy) party with neo-fascist roots has been fast rising in popularity in view of the upcoming Sept. 25 elections for Parliament, is positioning herself to become Italy's first far-right premier and the fi

Në fushatën zgjedhore, kryeministrja e re Giorgia Meloni, që vjen nga skeptri i djathtë ekstrem premtoi që të ndërpresë pak a shumë rrymat e migracionit që vijnë në Itali nga Afrika e Veriut, nëpërmjet detit. “Ne propozojmë krijimin e një bllokade detare, sepse siç e kemi shpjeguar me mijëra herë, kemi të bëjmë me një mision të përbashkët europian me shtetet e Afrikës Veriore, për të ndaluar së bashku tregtinë e mishit të bardhë dhe për të krijuar në territorin afrikan qendra që të vihen nën administrimin e përbashkët. Atje duhet të bëhet kontrolli i kërkesave për azil në BE dhe duhet të merret vendimi se kush ka nevojë për ndihmë ndërkombëtare dhe kush jo”, pati thënë Giorgia Meloni në një video të partisë së saj, Vëllezërit e Italisë.
Nuk është e qartë çfarë nënkuptohet me bllokadën detare, mendon studiuesi i migracionit Christopher Hein, që jep mësim në Universitetin LUISS në Romë. “Kjo gjuhë është një dëshmi e qartë që tregon drejtimin që pritet të marrë politika e migracionit dhe azilit,” i tha Christopher Hein revistës së specializuar “Migazin”.
Drejtoresha e Këshillit Europian të refugjatëve (ECRE), Catherine Woollard, e dëgjon po ashtu me skepticizëm deklaratën e kryeministres së re italiane. “Ndalimi komplet i migracionit nuk është as i mundshëm, as është në interes të Italisë. Ne mund të presim që të merren masa dhe të organizohen aktivitete të diskutueshme. Që tani ka pasur sinjale se sërish do të përqendrohen tek ardhja e anijeve shpëtuese, i tha Catherine Woollard Deutsche Welles në Bruksel.
Në vitet 2018 dhe 2019, ish-ministri i Brendshëm Matteo Salvini nga partia populiste e djathtë, Lega, i mbylli përkohësisht portet e Italisë për anijet e shpëtimit që kanë në bord migrantë, të cilëve u është mbytur anija në det.
Qeverisë së re në Itali do t‘i duhet të përballohet shpejt me realitetin e migracionit, mendon eksperti i migracionit të Të Gjelbërve në Parlamentin Europian, deputeti Erik Marquardt. Kriminalizimi i aksioneve të shpëtimit në det dhe mbyllja e porteve nuk do t’i sjellë përfitim të madh Giorgia Melonit, thotë Erik Marquardt: “Unë mendoj se ajo do e shohë shumë shpejt se 90 për qind e njerëzve që vijnë në Itali, vijnë pa ndonjë ndihmë nga anijet e shpëtimit në det. Kjo do të thotë se shpëtimi detar nuk është kushti që dikush të vijë në Itali, kushti është që sa më shumë prej tyre mblidhen në Libi, aq më shumë vijnë në Itali.”
Shumica e 65 mijë njerëzve që kanë mbërritur në Itali këtë vit me rrugë detare, nuk do të përfundojnë në sistemin italian të azilit, por do të shkojnë më në veri. Kjo dukuri e vazhdimit të migracionit në një vend tjetër, ka të bëjë edhe me rrymat e tjera të migracionit nëpërmjet Greqisë ose Ballkanit.
Vetëm kështu shpjegohet pse pjesa më e madhe e kërkesave për azil në BE, nuk shtrohen në vendet mesdhetare Itali ose Greqi, por në Gjermani./DW

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu