Shërbimi sekret izraelit, Mossad, ka mohuar aludimet se lideri suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei është vrarë. Përmes një deklarate zyrtare, Mossadi ka konfirmuar se Khamenei është gjallë.
“E përsërisim: është gjallë”, thuhet në deklaratën e agjencisë izraelite, në përgjigje të spekulimeve që kishin nisur të përhapen për gjendjen e tij shëndetësore.
Në media kanë qarkulluar lajme se Khamenei mund të jetë vrarë. Me titullin “ku është udhëheqësi suprem i Iranit, Ali Khamenei?”, ka nisur aludimet dhe dyshimet për fatin e tij.
Udhëheqësi Suprem i Iranit, Ali Khamenei, nuk është parë në publik për 25 ditë, duke shkaktuar spekulime të gjera rreth shëndetit të tij, vendndodhjes dhe stabilitetit të Republikës Islamike.
Mungesa e Khameneit është veçanërisht e dukshme pasi ai ka humbur ceremonitë e Muharremit në të cilat merr pjesë rregullisht. Në të gjithë Iranin dhe në mediat sociale, njerëzit po pyesin nëse ai është i fshehur, është larguar nga vendi, është i sëmurë rëndë apo ndoshta ka vdekur.
Kjo zhdukje vjen në një moment tensioni të shtuar për Iranin, ndoshta periudha e tij më kritike që nga lufta e viteve 1980-88 me Irakun, e shënuar nga presioni ushtarak izraelit dhe përshkallëzimi i tensioneve të brendshme politike.
Ajo që e ka bërë mungesën e Udhëheqësit Suprem më të spikatur se kurrë është mungesa e tij në ceremonitë e Imam Khomeinit për Husseinijeh, ku ka kryesuar prej kohësh gjatë Muharremit, gjë që ka shtuar shqetësimin publik.
Mungesa e Udhëheqësit Suprem nga publiku nuk është një fenomen i ri – ka pasur periudha më herët kur ai nuk është parë në takime ose në media.
“Por këtë herë është ndryshe. 25 ditë mungesë e plotë, në mes të ditëve më kritike të Iranit që nga lufta tetëvjeçare me Irakun”, shkruajnë mediat.
Ndërkohë, Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) njoftuan se kanë “neutralizuar” kreun e forcave Radëan, një njësi elitare sulmuese e Hezbollahut, gjatë një operacioni të posaçëm në Liban.
Sipas burimeve zyrtare, komandanti i njësisë është goditur ndërsa ndodhej brenda automjetit të tij.