Edi Rama hyn në histori si kreu i qeverisë më të korruptuar dhe të babëzitur mbi tokë.
Edi Rama dhe banda e hajdutëve që drejton kanë thyer çdo rekord botëror në vjedhje dhe plaçkitjen e parave dhe pasurive publike.
Gjatë vitit 2018, ministrat, drejtorët dhe kryetarët e bashkive, nën udhëheqjen e Edi Ramës kanë vjedhur 1.7 miliardë euro ose më shumë se sa buxheti i shtetit. Vjedhja rekord konfirmohet nga Kontrolli i Lartë i Shtetit. Në vjedhje kanë marrë pjesë edhe disa kryebashkiakë të PD dhe LSI, por plaçkitja e madhe është bërë nga ministrat dhe drejtorët e Ramës. Nëse para 2013, grabiteshin deri në 250 milionë euro në vit, në vitin 2018, qeveria e Edi Ramës e ka çuar këtë shifër në 1.7 miliardë euro në viti ose 7 herë më shumë.
Në raportin e KLSH thuhet se “Kontrolli i Lartë i Shtetit, për periudhën Janar – Dhjetor 2018, ka evaduar 171 auditime nga 162 auditime të planifikuara për vitin 2018. Nga auditimet e këtij viti, KLSH ka konstatuar se vijojnë praktikat dhe vendimmarrjet institucionale me efekte negative në fondet publike, ku niveli i dëmeve dhe shpenzimeve joefektive të konstatuara paraqiten si më poshtë: Parregullsi dhe shkelje financiare, në të ardhurat dhe në shpenzimet e kryera, me dëm ekonomik në shumën totale prej 24,093,742 mijë lekë ose 193 milionë euro. Shkelje të disiplinës financiare me ndikim negativ në performancën e subjekteve të audituara, në
shumën totale prej 189,799,245 mijë lekë, afërsisht 1,518 milionë euro nga e cila: 116,018,792 mijë lekë në fushën e të ardhurave, afërsisht 923 milionë euro; 73,780,453 mijë lekë afërsisht 587 milionë euro, në fushën e shpenzimeve jo me eficiencë, efektivitet dhe ekonomicitet të fondeve. Në total janë konstatuar shkelje në shumën 213,892,987 mijë lekë ose afërsisht 1,711.1 milionë euro”./Pamfleti