Gjyqtari i shtatë i Kushtetueses/ Ambasadorja Yuri Kim: S’ka pushim derisa të plotësohen 9 vendet

0

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim ka reaguar pas plotësimit të Gjykatës Kushtetuese me shtatë anëtarë, duke thënë se nuk duhet të ketë pushim derisa kjo gjykatë të bëhet me nëntë anëtarë, aq sa ligji e parashikon.

Kim falënderoi presidentin Ilir Meta që dekretoi Sonila Bejtjen pa humbur kohë.

“Falenderoj presidentin Ilir Meta për dekretimin në këtë mbrëmje të gjyqtarit të 7-të të Gjykatës Kushtetuese. Duke vepruar së bashku me urgjencë, në përgjigje të drejtpërdrejtë të opinionit të Komisionit të Venecias, kushteve të BE, kërkesës së shqiptarëve, është bërë funksionale Gjyakata Kushtetuese para datës 31 dhjetor. Puna duhet të vazhdojë, s’mund të ketë pushim deri sa të plotësohen 9 vendet. Nxisim kandidatët e kualifikuar që përgjigjen ligjit, kështu shqiptarët do të kenë drejtësinë që meritojnë si anëtarë të NATO-s dhe si vend aspirantë në BE”, shkroi Yuri Kim në “Twitter”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu