Gëzuar, të gëzuara!

0

Shkruan Veronike Shkreli Pepushaj

Gëzuar, të gëzuara!

Për çfarë po feston,
Pyetja vjen rutinë,
A gëzon ti respekt,
Këtë a mund e dimë.

Apo, prej nga lodhja,
Për me u gjetë nji ditë,
Apo nga ky dreq stresi,
Që din, me të mërzitë.

Apo, qe e vënë rregull,
Vazhdimësia vazhdon,
Atëherë, ajo fatkeqësia,
Dhe solli, atë revulucion.

Ranë atë ditë viktima,
Por u plotsu ajo kërkes,
Veç e paracaktoi vdekja,
Krejtë me vulën e vet,

Eh, e brishtë krijesa,
Që këte botë e përcjellë,
Me vend, është pranuar,
Qysh atëherë në gjenez.

Lufto ti për të veten,
Bashkë me drejtësinë,
Ti je bekimi i gjithësisë,
Shkelja shpirtin ligësis,

Të këqija e abuzime,
Përdoren gjer në term,
Shpesh në gojë të liga,
Aspak besdi nuk u bën.

Jemi në midis ligësisë,
Kurrë të mos e provosh,
Gjithë sa të jetë e mundur,
Sa më larg, ti qëndrosh.

Mos e zgjat ti dorën,
Jo, në asnjë gabim,
Mos e shpërfill veten.
Fëtyrën mund ta nxinë.

Sot dhe qyshë atë ditë,
Ti, vetë e ke përcjellë,
Qysh me mijëra vite,
Jetën moj e ke përtërirë.

Gëzo moj, e gëzohu,
Gëzohu ti në këtë jetë,
Gëzohu edhe mbrohu,
Nga kjo lloj-lloj qënie.

Dhe bashkë me jeten,
Dhe kjo llojë, ka ardhë,
Mendje t’shkarravitura,
Për keq njësuar bashkë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu