Të ambjentuar me kultin e individit

0

Shkruan Zef Ndreka

Ka jo pak raste kur shoqëritë nuk janë normale. Nëse do të analizonim shoqërinë shqiptare këtej dhe andej kufirit, pa dyshim mund të themi se kemi të bëjmë me një shoqëri të sëmurë edhe pse shumica përshtatet me sëmundjen e saj.
Kjo ndodh sepse jo çdo gjë që pranohet nga turma është normale dhe jo çdo heshtje është paqe shoqërore. Kemi plot raste kur deformimet janë bërë zakon, servilizmat janë trajtuar e quajtur mençuri dhe nënshtrimet përpara pushtetit janë paraqitur si patriotizëm.
Në të gjitha rastet kur kanë ndodhur këto defotmime dhe fatkeqësisht vazhdojnë ende, vetë ky normalitet është kthyer në patologji.
Kështu, vit pas viti e dekatë pas dekade, shqiptarët u mësuan me padrejtësitë, u ngopën me propagandë, u ambjentuan me kultin e individit si dhe me frikën për të menduar ndryshe.
Në këto kushte, shqiptarë të Shqipërisë dhe Kosovës nuk e matin më të vërtetën me ndërgjegje, por vetëm me interes.e me militantizëm dhe me bindje të verbër ndaj liderëve. Shembuj të qartë janë fatkeqësisht, ndjekësit e verbër të Berishës dhe Kurtit.
Udhëheqësit politikë të PD-së dhe VV-së, për shumë njerëz janë kthyer në “Fè mbi Fé”, ku kritika konsiderohet tradhti, ndërsa adhurimi politik bëhet detyrim moral. Në vend të institucioneve, kështu forcohet individi dhe në vend të arsyes, sundon tifozllëku politik siç ndodh me shumë miq të mi.
Por duhet theksuar se një komb nuk shpëton duke adhuruar njerëz. Por forcohet vetëm kur respektohet ligji, kur respektohet mendimi i lirë dhe ai ndryshe, kur respektohet dinjiteti njerëzor dhe kur vendoset interesi kombëtar mbi interesat përsonale e familjare të liderëve të përkohshëm…

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu