Gazeta franceze Les Echos: Parisi nuk pranon as Shqipërinë as Maqedoninë, pasi kanë punuar keq. Pritet dorëheqja e kryeministrave Zaev dhe Rama

0

Pak përpara se të vendoset për nisjen e negociatave të pranimit në BE me shtetet ballkanike, Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, Franca ka përforcuar planet e saj për veton. Në një takim të posaçëm të ambasadorëve të BE, pala franceze e ka bërë të qartë se nuk do të japë pëlqimin as për nisjen e negociatave me Maqedoninë e Veriut, njoftuan diplomatët të hënën në mbrëmje në Luksemburg.

Franca pritet të vërë sot veton për hapjen e negociatave të BE me Shqipërinë dhe Maqedoninë. Gazeta franceze Les Echos njofton qëndrimin që do të mbajë sot ministrja për Europën, Amélie de Montchalin (foto lart), në mbledhjen e ministrave të jashtëm në Luksemburg.

Sipas artikullit kjo do të ndodhë pavarësisht nga letra që drejtuesit e BE, parlamentit europoan dhe komisionit i drejtuan vendeve anëtare ku kërkohej drita jeshile për dy vendet. Sipas shkrimit, Maqedonia ka pengesë vetëm Francën ndërsa kundër Shqipërisë janë edhe Holanda, Daimarka dhe Spanja.

Qëndrimi i Francës bazohet në dy paika: as këto vende nuk janë gati, as BE nuk është e gatshme për zgjerim.

Qeveria në Paris e konsideron përparimin e deritanishëm të reformave në të dy vendet si të pamjaftueshëm dhe kërkon gjithashtu një reformë themelore në procesin e zgjerimit si një parakusht për miratimin.

Vendimi final për nisjen e negociatave do të merret të martën në ministerialin e BE në Luksemburg. Nëse Franca vendos veton aty, çështja pritet të ndezë diskutime të enjten në samitin e krerëve të shteteve dhe qeverive në Bruksel.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu