Fustanet e “sulltaneshave” ose e thënë ndryshe në turqisht “bindallı” në fakt janë pjesë e një kulture 600 vjeçare që vazhdon të mbahet në jetë jo vetëm në Turqi, por edhe në shumë vende të Lindjes. Megjithatë ne në Shqipëri jemi njohur për herë të parë me ta bashkë me serialin “Sulejmani i Madhërishëm,” serial ky që mblodhi para ekraneve thuajse çdo moshë dhe gjini të shoqërisë sonë dhe në të cilin pa dyshim veshjet luanin një rol shumë të rëndësishëm për ta bërë atë sa më shumë tërheqës.
Çdokush prej nesh e kujton “Hyrremin” me veshjet e saj magjepsëse të cilat ishin karakteristikë e sulltaneshave të sarajit. Këta veshje, të cilat zakonisht punohen mbi material kadife në ngjyrë të errët dhe mbi të cilin punohen motive nga më të ndryshmit, zakonisht përdoren si veshje klasike dhe e pazëvendësueshme për “natën e kënasë”, ose e thënë ndryshe natën kur nusja feston vetëm me të afërmet dhe mikeshat e saj dhe në të cilën përgatitet për të bërë kalim në një jetë tjetër. Është një veshje që kohët e fundit preferohet shumë nga turistët nga e gjithë bota, nga çdokush që dëshiron të përgatisë një set fotografik krejt ndryshe nga të tjerët para dasmës ose si një veshje folklorike që nusja preferon të mbajë gjatë një pjese të dasmës.
Duke pasur parasysh se çdo pjesë e këtyre veshjeve punohet me një përkushtim të veçantë nga zonjat duararta, interesi që ndjehet ndaj tyre tashmë është i ndjeshëm. Tashmë këta veshje gjenden edhe në Shqipëri me qëllim që të promovohet një kulturë 600 vjeçare dhe të sillet një trendi i ri si alternativë për zgjedhjen e veshjeve në ditën e dasmës, pa dyshim ditën më të bukur të jetës së çdokujt. Fustanet me punim të veçantë artizanal prezantohen për herë të parë në Albanian Halal Expo nga Leyla Butik, një qasje e re e ndërthurjes së veshjeve cilësore, produkteve natyrale, punimet e dorës dhe kozmetikës. Ndiqni fotot më poshtë për disa detaje të këtyre veshjeve të mahnitshme…