Edi Rama fshihet pas kompanisë offshore në Holandë, tërbohet Babloku

0

Kryeministri Edi Rama ka replikuar nga foltorja e parlamentit me deputetin e Partisë Demokratike Agron Shehaj, pasi ky i fundit e akuzoi se është pas kompanive offshore të inceneratorëve në Holandë.

“Që të bësh këtë akuzë kaq të rëndë ndaj kreut të shtetit”, i tha Rama “ose je idiot, ose bën vetë”. Kreu i qeverisë e ftoi Shehajn të tregojë fakte për akuzën ndaj tij, duke thënë se akuzat ekstreme duhet të bëhen vetëm në bazë të provave dhe nga drejtësia.

Pjesë nga replika e Ramës me deputetin Shehaj:

Unë ju thashë, a ka mundësi të dilni këtu dhe të sillni provën? Se kjo është shumë e rëndë, që unë të fshihem pas një offshore në Holandë. Ju nëse e dispononi këtë provë, unë nuk duhet të jem aty por para drejtësisë. Unë nxorra dilemën time, ju jeni idiotë apo bëni vetë? Se ti thuash tjetrit që është në krye të qeverisë, që je i fshehur pas një kompanie offshore në Holandë, dhe pastaj të dalësh këtu e të bësh një skeç të zhvejkut… unë nuk di se çfarë të them tjetër, sepse këto janë akuza ekstreme, dhe akuzat ekstreme mund të bëhen vetëm në bazë të provave. Ju nuk mundet të zini foltoren e kuvendit dhe t’i drejtoheni një popullit të tërë, sepse nëse kjo është e vërtetë këtu duhet të veprojë drejtësia. Është njësoj si të them unë që zoti Shehaj jeni në kërkim ndërkombëtar. Por duhet një provë për këtë. S’mund ta them unë. Në fund fare unë ju thash me shumë mirësi, ma jepni provën.

Unë ju kuptoj shumë mirë juve, dhe ju, që vini këtu dhe bëni akuza ekstreme pa fakte. Ose i keni bërë vetë, ose po të ishit në pozitën që të kishit mundësinë ta bënit do e kishit bërë. Si të shkon mendja? Ose bën vetë, ose je idiot se nuk shoh asnjë mundësi tjetër. Dhe meqë dola këtu, dëgjova me shumë vëmendje zotin Xhelal, mendoj që është nga të paktit në anën tuaj që ka një kompetencë të caktuar për të folur për vepra publike, sepse ka bërë për hir të së vërtetës. Dhe me që ka bërë ju e nxorrët jashtë loje, por kjo është punë tjetër. Zoti Xhelal po të jap ca shifra, bëni të njëjtën propagandë vulgare, kilometri aq, afati kaq. Ju e dini shumë mirë që për të gjykuar mbi një projekt, duhet të gjykosh mbi atë projekt. Nuk mund të kesh një kilometër si masë teritali.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu