Ajo që pritej nga shqiptaret që ende nuk besojne ne drejtesi, ndodhi. Ishin mesuar te perplaseshin akuza dhe asnjehere kreret e larte te shtetit socialist, aq me teper kryebashkiakë, mund te shkonin pas hekurave , edhe kur kapen duke blere vota me para droge. Por po ndodh.
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka deklaruar në përfundim të mbledhjes së drejtuesit e degëve se po përgatitet arrestimi i kryebashkiakut të Durrësit, Vangjush Dako. Sipas tij, arrestimi i Dakos duhet të kishte ndodhur që kur dosja faktoi lidhjet e tij me krimin, duke shtuar se ishte urdhri i Edi Ramës që e shpëtoi.
“Takimet në PD janë itensive në funksion të aksionit opozitar. Dua të ndaj një paralajmërim për Ramën, asnjë përpjekje nuk do ta shpëtoja nga përgjegjësia ligjore dhe politike, është kapur duke vjedhur zgjedhjet. Në orët e fundit po përgatitet arrestimi i Dakos, duhet të kishte ndodhur që kur dosja faktoi se janë kapur në përgjigje. Mos arrestimi u bë me urdhër të Ramës, ai flinjoi edhe Xhafën.
Ndaj arrestimi i Dakos duhet të ndodhë një orë e më parë, por nuk e shpëton Ramën. Urdhri të arrestohet Dako që sonte, mund të flijojë edhe njerz të tjerë të afërm të tij, por asgjë nuk ndryshon në vendosmërinë e opozitës, vendi nuk mund të mbetet më peng i një njeriu të kapur duke vjedhur votat. Rama duhet të largohet, kupa është mbushur, mjaft është mjaft. Dako duhet të arrestohet, por edhe të tjerë që nesrë mos u shkojë në mendje që të ulen me Nicet”, ka deklaruar Basha.