Shkruan Sali Berisha
Ju keni parë se Edi Rama është lëshuar në gjuhë shtazësh, shpendësh, kafshësh, por unë gojën time nuk e çoj atje. Një fans më dërgoi një mesazh dhe një fotografi. Më thotë, doktor thuaju socialistëve të lexojnë pak për një shpend, shqep këpucë, se atëherë do të kuptojnë se ç’po bën Edi Rama me ta.
Unë nuk e di se çfarë është ky shpend, nuk e di se çfarë ka, por ju hyni në google dhe shikoni pak se çfarë është.
Pra, të dashur qytetare dhe qytetarë!
Pra problemi i tyre nuk janë qytetarët, pensioni 160 euro, nuk është nafta më e shtrenjtë në Europë, energjia elektrike më e shtrenjtë në rajon, problemi i tyre nuk janë rrogat më të ulëta në rajon.
Të dashur rrogëtarë të shtetit shqiptar, sot do të ju jap një informacion shumë të vyer. Fondi që u përdor për rritjen e pagave, ju duhet ta dini se 50% e tij, u përdor për të rritur pagat e ministrave, deputetëve, gjykatësve dhe prokurorëve. Dhe 50% e tij mbeti për të rritur pagat e 200 mijë punonjësve.
Kjo është e vërteta, rritja e pagave. Kjo tregon se sa ju plasi barku këtyre për qytetarin.
U ngrite në seancën tjetër, ish-pastor, por qytetarët më thanë, pyete pak, atë vilën me ça e ka ngritur pastori, pati ndonjë ndihmë nga Erion Veliaj?
E sqaron ti vetë.
Pra janë këto rrethana që faktikisht e bëjnë këtë parlament që të shpërndahet nesër. Mos e shpërndani, këtë do keni. Do themi të vërtetat që ju fshihni.
E morët vesh denoncimin që i bëri presidenti Donald Trump dhe zv/presidenti JD Vance censurës në Mynih dhe ai në Uashington.
E morët vet jush se përse e përdorni censurën. Censurën e keni për të fshehur vjedhjet dhe abuzimet tuaja. Se censurën e keni për të mashtruar qytetarin. I morët vesh të gjitha këto.
Por ne transparencë do të bëjmë. Një audit i plotë do të bëhet pas 11 majit, janë 64 miliardë euro të vjedhura në të 4-anët e nomenklaturës.
Prandaj mendoj të thërrasim këtu kreun tuaj, ti kërkojmë llogari për vjedhjet e parave të taksapaguesve amerikane. Ti kërkojmë llogari mbi udhëtimin e tij në Mynih, suksesin e madh që pati, që u bë personazhi kryesor aty, si njeriu që arreston lider të opozitës, që mbyll tik tokun, që arreston gazetarët, si njeriu që vendos censurë, e patë vetë ju.
Këtë dije, lexojeni pak këtë të dashur qytetarë, ata Boerë, se kush janë Boerët e di ti (drejtohet Taulant Ballës).
Meqenëse Rama nuk vjen, të vijë Çuçi, të na thotë pak, se çfarë ka ndërmend të bëjë ai, a do të ja kthejë ai paratë taksapaguesve amerikanë.
10 milionë dollarë vetëm një projekt. A mund të ndodhë një gjë e tillë. Është 100% e vërtetë. Problemi është ky, se tani u doli boja të gjithave.
Ai që vinte dhe përgëzonte prokurorin se arrestove Sali Berishën, që vinte e mashtronte shqiptarët se Edi Rama është lider i jashtëzakonshëm se kishte korruptuar McGonigalin, ai tani do të shkojë para drejtësisë amerikane. Ai është një ‘non grata’ nuk futet dot në asnjë ndërtesë qeveritare, ai miku juaj, ai miku që korruptuat ju për të sanksionuar Sali Berishën.
Por nuk jam këtu për veten time. Jam për interesat e shqiptarëve dhe të amerikanëve, nuk merrem me gjëra personale. Ndaj mos i ngatërroni gjërat, se po të jetë për personale, kam të tjera unë.
Mendoni ju se, persekutori numër 1, nga më kryesorët e presidentit Donald Trump, aventurierin McoGonigal, i korruptuari i Edi Ramës. Nuk do e marrë Edin me vete, e keni gabim. Edi do të shkojë me të, do të shkojë me të. U përpoq, solli këtu Blinkenin për të ju thënë shqiptarëve se Edi Rama është udhëheqës i jashtëzakonshëm.
Edhe Edi Rama fatin e tyre do të pësojë.
Me kaq e mbyll këtë fjalë, me vendosmërinë absolute se do të ju shkojmë gjer në fund, të gjitha vjedhjeve që keni bërë, parave të taksapaguesve shqiptarë dhe të huaj.