Edhe ky SPAK na u plak!

0

Shkruan Sokol Pepushaj

Edhe SPAK-t të ri i dolën “thinjat” në pak muaj, edhe “deleve” u ranë “dhëmbët”, edhe hajdutët janë keq me “shëndetin e po kërkojnë fatin e vet nëpër terr.

SPAK-u dhe “delet” nuk ecin me këmbët e veta, kurse hajdutët janë keq nga koka, por këmbët i kanë të forta. Sa andej këtej, po fshehin nëpër “vrima” gjënë e vjedhur, madje kanë dalë nëpër fshat të mbledhin edhe vota që të vazhdojnë të vjedhin.

Po fshati ka ndryshuar në 32 vjet.

Dikush ju a ka fikur të gjitha dritat, të njeriut dhe të Zotit. Duke i futur njëri-tjetrit gishtat në sy, kërkojnë karriget që ua ka fshehur një “Shrigë” dhe një “Djall”, Yuri Kim dhe SPAK.

”Shtriga” ka veshur vello të bardhë e ka hyrë në çdo ‘vrimë të zezë’, SPAK-u ka hequr “brirët” e është futur në çdo bravë portofoli, sa sot ngjajnë me lakuriqët e natës që fluturojnë ku “rënsha  mos u vrafsha”.

Ja, dy nga katër Klanet Mafioz janë lodhur duke vjedhur, dy të tjerët janë tharë e nuk durojnë më pa vjedhur. Hajdutët në pushtet nuk dalin rrugëve, se nuk kanë kë takojnë dhe ç’të premtojnë ndryshe, se tërë e kanë mësuar përmendësh atë shprehjen e bukur italiane “Njeriu vesin kut ta ndjekin, plaket, vdes e s’mund ta heqin”. Kanë bërë namin e zi. Me para droge dhe taksash, kanë blerë mediat që ishin si ne dhe i bënë si ata, diplomatët që vijnë me rroba kineze e largohen me firmato dhe çekiçin e drejtësisë me gjithë ata që e mbajnë në dorë.

SPAK-u i ri është me pamperse.

As shikon, as dëgjon, as ecën me këmbët e veta, as i afrohesh afër, se mban erë të keqe. Në këtë ambient ku askush nuk është normal po zhvillohet fushata elektorale. Se si ndeshen hajdutët dhe me kë bëjnë biznes pasanikët, askush nuk e di.

Ato që dihen më mirë të mos diheshin…

Populli me zor ushqehet, asgjë nuk prodhohet përveç drogës, hajdutët shpikin “gjinjtë” e “deleve” kockë e lëkurë e oligarkët majmen.

Edhe hajdutët e tharë për pushtet, janë në klimën e tyre të infektuar. Pasi këtej nuk gjen asnjë prodhim pa etiketë antiamerikane, po votat ku tjetër kërkohen?

Nëpër terr po përplasen fantazmat në ndjekje të përleshjeve e tragjizmave false për pushtet e pasuri.

Meqë gjithë fshatarët janë zemëruar me gjithë zyrtarët edhe ish zyrtarët, votat po i mbledhin një nga një nëpër terr, duke i futur “gishtat” në sy secili secilit.

Mirë e kanë. Erdhi dita që pritet prej dekadash. Ka humbur besimi tek premtimet që kurrë nuk u mbajtën.

Askush nuk u beson mrekullive. Secili e sheh secilin me dyshim. Kanë të drejtë pasi edhe ky SPAK na u plak e hajdutët ende kërkojnë vota me “etiketë” antiamerikane./Pamfleti

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu