Me siguri të gjithë e mbani mend “Bylentin” tek “Dashuri e ndaluar”, një nga serialet më të ndjekur i transmetuar në TV Klan vite më parë. Aktori Batuhan Karacakaya ishte vetëm 12 vjeç kur e luajti këtë rol i cili i hapi dyert edhe për shumë role të tjera siç ishte edhe ai i Mertit në serialin “Shtëpiake të dëshpëruara”. Tani “Bylenti” është rritur, ka një pamje krejt tjetër dhe po çmend vajzat e Turqisë.
Ai është futur në listën e aktorëve më të pëlqyer turk, kjo për shkak të ndryshimit drastik që ka pësuar. 22-vjeçari rolin e fundit e pati në serialin “Ertugrul” ku u shfaq me një pamje më burrërore në rolin e “Dundar”.
Më poshtë ju sjellim disa nga fotot e fundit të aktorit.