Ditët e ngrohta të këtij fund shkurti lajmërojnë më shumë se kurrë, se pranvera nuk është edhe aq larg sa kujtoni dhe duhet të filloni të përdorni krem mbrojtës. Ekspozimi i vazhdueshëm në diell është një nga shkaqet kryesore të plakjes së saj, krijimit të njollave kafe të krijuara si pasojë e mbiprodhimit të melaninës, si dhe mund të çojë në shfaqjen e melanomas, kancerit të lëkurës.
Por dielli është gjithashtu burimi kryesor i vitaminës D, e cila njihet ndryshe si vitamina e shëndetit të mirë pasi ul rrezikun e zhvillimit të sëmundjeve të zemrës, obezitetit, depresionit etj. Megjithatë nëse përgatisni një krem në kushte shtëpie jo vetëm që do të mbroni lëkurën nga rrezet e dëmshme, por edhe do të merrni ato të mira.
PËRBËRËSIT: 50 gr dyll blete, 100 ml vaj ulliri ekstra i virgjër, 3-5 lugë oksid zinku (duhet të dini që çdo lugë oksid zinku përfaqëson faktor mbrojtës +10), 3-5 kapsula vitaminë E, 10-15 pika vaj esencial bajamesh.
PËRGATITJA: Në një tenxhere shtoni fillimisht vajin e ulllirit dhe kapsulat xhelatinoze me përmbajtje vitaminë E. Përziejini dhe vendoseni tenxheren të ziejë në proces banjomari. Shtoni dyllin e bletës, i cili duhet të jetë i grimcuar në pjesëza të vogla që të tretet më lehtë. Vendosni doreza dhe maskë për t’u mbrojtur dhe shtoni sipas dëshirës oksidin e zinkut. Siç u përmend më lart, çdo lugë oksid zink është e barabartë me filtër mbrojtës +10. Ulni gradimin e zjarrit dhe vazhdoni përzierjen.
Në fund shtoni vajin e bajameve ose vajin tuaj të preferuar. Kur të vini re krem është homogjen dhe i lidhur mirë, hiqeni nga tenxherja dhe hidheni në një vazo qelqi ose shishe në formë sprucatori. Lëreni të pushojë të paktën një ditë dhe më pas mund ta përdorni sipas dëshirës. Ky krem do ju sigurojë mbrojtje të shkëlqyer dhe efektive nga rrezet e diellit, si dhe stimulon prodhimin e vitaminës D pa dëmtuar lëkurën.