“Droni edukues”, është pajisja më e re inteligjente në përdorim të Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë, dedikuar veçanërisht për konstatimin e shkeljeve rrugore të pozicionimit të mjeteve në korsinë apo karrexhatën e duhur, sipas drejtimit dhe qëllimit të lëvizjes.
Ndryshimi i drejtimit apo i korsisë duhet të kryhet në përputhje me parashikimet e nenit 152 të Kodit Rrugor, ndërsa pozicionimi i mjetit në karrexhatë duhet të kryhet sipas nenit 141 të këtij ligji. Pra, mjetet që kryejnë manovrën e parakalimit, duket të dalin përsëri në karrexhatën e djathtë.