Deputetja holandeze “rrëzon” mazhorancën e Ramës: Nuk e njoh fare Lulzim Bashën, por njoh drogën e korrupsionin qeverisës!

0

Pas votimit të Parlamentit të Hollandës, për rikthimin e vizave me Shqipërinë, qeveria shqiptare u mobilizua të sulmonte parlamentarët hollandezë, duke krijuar insinuata se ata kanë votuar për shkak të njohjeve me kreun e Partisë Demokratike Lulzim Basha. Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, u shpreh se deputetja Van Toorenburg, e cila ka propozuar mocionin,  ishte mikeshë e ngushtë e Lulzim Bashës.

Por, zyra e shtypit e deputetes shprehet se ajo nuk e njeh fare kreu ne Partisë Demokraike.

“Zonja van Toorenburg nuk eshte mikeshë me liderin e opozites ne Shqiperi. Ajo nuk e ka takuar kurre ate“, thotë zyra e shtypit.

Gjithashtu, në deklaratën e zyrës së shtypit, shpjegohet se votimi në parlamentin hollandez, nuk lidhet aspak me zgjedhjet dhe periudhën elektorale, siç pretendon kryeministri Edi Rama dhe Ministri i Jashtëm Gent Cakaj, sepse rikthimi i vizave me Shqipërinë është kërkuar kohë më parë.

Partia ka kërkuar më parë rikthim të përkohshëm të vizve për shqiptarët dhe aludimet që kjo ka të bëjë me zgjedhjet europiane nuk janë të vërteta“.

Kjo është një shuplakë për qeverinë Rama, e cila u mobilizua e gjitha, për të denigruar parlamentarët hollandezë, për të krijuar një imazh të rremë në sytë e shqiptarëve, se vendimi i tyre lidhet me mardhëniet personale apo me fushatën elektorale.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu