Bixhoz me dashurinë -Vajzat kapin djemtë Oberoi në krevatin e Pias, ja ç’do ndodhë nesër

0

Dinki provokon vëllezërit Oberoi për udhëtimin në Goa. Ata nuk i tregojnë çfarë ndodhi. Anika mendon se ata u kthyen për të festuar ditëlindjen e gjyshes. Shivai dhe Om shqetësohen se Anika dhe Gori do e mësojnë çfarë ndodhi në Goa. Ata vendosin të zbulojnë qëllimin e Pias. Pia po bashkëpunon me Dinkin e cila ka për qëllim të vërtetojë se djemtë Oberoi nuk janë besnik. Rudra shkon tek Pia për të mësuar planin e saj por mahnitet pas saj. Pia kërcen para djemve Oberoi.

Edhe vajzat mahniten pas kërcimit të Pias. Texh dhe Shakti shkojnë tek Pia për t’i kërkuar të ruajë limitet por edhe ata mahniten pas saj. Anika, Gori dhe Bavja nuk shqetësohen për Pian e cila po i merr të gjithë vëmendjen. Vajzat janë të bindura që djemtë duan vetëm ato. Pia kërcënon djemtë me videon nga nata kur ata kërcyen së bashku. Djemtë bëjnë plan për t’i marrë videon Pias. Ata shkojnë në dhomën e Pias dhe kërkojnë për telefonin e saj. Pia hyn në dhomë dhe djemtë fshihen poshtë krevatit. Vajzat shkojnë në dhomën e Pias dhe i kërkojnë t’i mësojë një kërcim. Gori sheh djemtë poshtë krevatit. Vajzat tronditen por Pia i justifikon. Ajo thotë se djemtë duan t’i bëjnë një surprizë gjyshes. Djemtë i kërkojnë falje Pias dhe vendosin t’i thonë të vërtetën vajzave./revistawho.com

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu