Bixhoz me dashurinë/ Ragni fut në sherr Anikën dhe Shivain, ja ç’do ndodhë nesër

0

Anika dhe Shivai çuditen me Omin dhe Gorin pasi ata mbajnë aheng edhe pse dasma u anulua. Ata vendosin të festojnë dhe më pas t’u tregojnë të gjithëve që e kanë anuluar dasmën. Ragni merr Shivain dhe i thotë ta lërë vetëm Anikën me Vikramin. Anika i thotë Vikramit se hoqi dorë nga martesa.

Vikram bën sikur nuk dëgjon nga muzika e lartë dhe fton Anikën të kërcejnë. Shivai kërcen me Ragnin por sytë i ka nga Anika. Edhe Om fton Gorin të kërcejnë. Shivai dhe Anika bashkohen duke kërcyer. Anika përlotet dhe bashkon duart me Shivain. Vikram dhe Ragni ndajnë Anikën dhe Shivain nga njëri-tjetri. Shivai bëhet xheloz kur e sheh Vikramin pranë Anikës. Ragni i tregon Shivait unazën që ai i vendosi Anikës. Ajo i thotë se e gjeti të hedhur jashtë. Shivai lëndohet dhe sheh se Anika ka vendosur unazën e Vikramit. Shivai nxehet dhe largohet nga ahengu. Anika e ndjek dhe shkon në dhomë për të folur me Shivain. Shivai i tregon për unazën. Anika habitet si përfundoi unaza e Vikramit në gishtin e saj. Shivai nuk e beson Anikën./revistawho.com

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu