Bija ime/ Demirit i kërkojnë para në këmbim të vajzave, ja ç’do ndodhë nesër

0

Ahmet ka rrëmbyer Ojkyn, Xhandanin dhe Sevgin. Vajzat i mbajnë peng në një shtëpi. Xhandan mëson se Demir ka një borxh të madh ndaj një mafiozi. Ky i fundit telefonon Demirin dhe i kërkon miliona para në këmbim të vajzave. Demir, Xhemal dhe Ugur vihen në kërkim të parave.

Demir kërkon ndihmën e Muratit dhe ai pranon t’u japë paratë me kusht që të shkojnë në polici. Babai i Sevgit bëhet merak për të dhe telefonon Ugurin. Uguri i tregon komisarit se Sevgin e kanë rrëmbyer. Sevgi pëson atak paniku ndërsa Xhandan përpiqet ta qetësojë. Ojky imagjinon sikur Demir e shpëton por e gjitha është një ëndërr.

Xhemal arrin të gjejë një person që bashkëpunon me Ahmetin dhe marrin një adresë. Demir, Ugur dhe Xhemal gjejnë vëllain e Ahmetit Faikun. Demir i ofron Ahmetit të bashkëpunojnë dhe e kërcënon se do vrasë Faikun. Ahmet nuk pranon./revistawho.com

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu