Bashkim Ulaj korrupsion me Shkëlqim Leskajn, tenderin 3 milionë euro e mori Gener 2, punimet Shkëlqim e Mirel Elmazaj. Kriteret abuzive siç i donte Baçi

0

Oligarku Bashkim Ulajt ka blerë dhe korruptuar ish drejtorin e Ujësjellësit të Vlorës, Shkëlqim Leskajn, i cili i ka dhënë në mënyrë të paligjshme dhe të paracaktuar kompanisë Gener 2 të Ulajt tenderin me vlerë rreth 3 milionë euro, për ndërtimin e rrjetit të ujësjellësit në Vlorë. Afera është finalizuar në shkurt të vitit 2021.

Afera është zbardhur dhe dokumentuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit. Natyrisht nuk dihet se sa para i ka dhënë Ulaj drejtorit Shkëlqim Leskajn, por veprimet korruptive të Leskajt, konfirmojnë se shuma ka qenë aq e madhe, saqë ndoshta e ka marrë parasysh edhe burgun.

Nga ana tjetër, Bashkim Ulajt është një biznesmen i skeduar me plot episode korrupsioni dhe falsifikimesh, që ka afera me kompaninë DH Albania, tenderat dhe koncesionet me vlerë qindra milionë lekë, shkatërrimi i Valbonës me HEC-e korruptive, kanali për fibrat optike nëpër rrugët e Shqipërisë, kafshimi i Krujës për çimento, kullat etj., përfitime këto duke korruptuar dhe ndarë pasurinë publike me politikanë të të gjitha krahëve dhe me të gjitha qeveritë.

Po le të ndalemi tek afera konkrete. Sipas KLSH-së, Shkëlqim Leskaj ka hartuar kritere arbitrare, të fryra dhe jashtë realitetit për këtë tender, duke i përshtatur me kriteret që plotësonte vetëm kompania e Bashkim Ulajt, Gener 2. Letrat janë kopsitur nga Artila Ulaj dhe Shkëlqim Leskaj. Në kritere është vendosur leje ndërtimi, që është e paligjshme.

Janë vendosur si kriter 250 punonjësish, kur duheshin vetëm 36 të punësuar. Është kërkuar dokumentacion për diapazonin e vlerave të punimeve 51 – 100 milion lekë, kur duheshin në diapazonin prej 0 – 20 milion lekë. Janë vendosur dy licenca të panevojshme, për mbrojtjen nga zjarri Kodi 1.2 A dhe për veprimtarinë e Vlerësimit të Ndikimit në Mjedis Kodi III.2.A, që janë të panevojshme. Kriteret janë vendosur në një mënyrë që t’i përshtaten Baç oligarkut dhe të nxirren jashtë loje kompanitë e tjera.

Skandali me plot elemente flagrante penale nuk mbaron këtu. Pasi Gener 2 ka fituar tenderin në mënyrë të paligjshme, i ka bënë naftën kontratës.

Punimet i kanë bërë Shkëlqim dhe Mirel Elmazaj, pjesë e kësaj skeme abuzimi. Bëhet fjalë për kompaninë ELMAZAJ KONSTRUKSION me nipt L33229401T. Ky veprim është në kundërshtim flagrant me ligjin, pasi tenderin e ka fituar Gener 2 me ato kritere abuzive, ndërsa kontratën e zbaton një kompani tjetër që nuk i plotëson kriteret.

Në këtë aferë janë përfshirë anëtarët e komisionit të ndjekjes së punimeve K. M., znj E. M., z. N. C. dhe z. K. L. si dhe mbikëqyrësit të punimeve z. F. B., të cilët kanë lejuar kryerjen e punimeve nga një kompani tjetër. Nga 250 punëtorë që ka kërkuar Shkëlqim Leskaj, për të kryer punimet janë angazhuar në fakt vetëm 10 punëtorë.

Dhe në fund janë bërë letrat false për volumin e punimeve. Nëse prokuroria nuk do të nisë një hetim kryesisht, Prapaskena do të referojë një kallëzim penal në SPAK për grabitqarin e madh të fondeve publike Bashkim Ulaj, hajdutin e vogël Shkëlqim Leskaj dhe personat e tjerë të përfshirë në këtë aferë korruptive.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu