Arben Ahmetaj merret zyrtarisht i pandehur nga SPAK, tre akuzat e ngritura

0

Arben Ahmetaj është marrë zyrtarisht nën hetim nga Prokuroria e Posaçme. Sipas Euronews Albania emri i ish-zëvendëskryeministrit është shënuar në regjistrin e personit ndaj të cilit zhvillohen hetime për tre vepra pena si “Shpërdorim detyre”, “Korrupsion pasiv” dhe “Pastrim i produkteve të veprës penale”.

Në dokumentin e siguruar bëhet me dije se shtetasja e Erjola Hoxha nuk ka lidhje me hetimin që po bëhet nga prokuroria. Sipas SPAK kontrolli në banesën e saj lidhet me faktin se është bashkëjetuesja e ish-zëvendëskryeministrit dhe lidhjeve që ka me të.

Ahmetaj po hetohet nga Prokuroria e Posaçme në lidhje me përfshirjen e tij në çështjen e inceneratorëve.

Pak ditë më parë, ai kundërshtoi kontrollet e ushtruara në banesën e bashkëjetueses së tij, si dhe banesën e ish-gruas.

Në ankimim citohej se kontrollet janë në kundërshtim me Kushtetutën dhe cënojnë sovranitetin e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë.

Kontrolli u ushtrua në një vilë në zonën e Hamallajt, ku u sekuestruan 30 mijë euro dhe një sërë dokumentesh që lidhen me këtë ndërtesë.

Ndërkohë në shtëpinë e ish-bashkëshortes u sekuestruan vetëm disa dokumente.

Më herët Ahmetaj ankimoi vendimin për kontrollin e banesave të ish-gruas dhe partneres së tij.

Më 9 mars, Byroja Kombëtare e Hetimit ka kryer kontrolle në shtëpinë e ish- gruas dhe partneres aktuale të Ahmetajt.

Ahmetaj i ka cilësuar si cënim të lirisë.

Kontrolli i parë është ushtruar në një vilë në zonën e Hamallajt, në vilën e partneres së tij, ku janë sekuestruar 30 mijë euro dhe një sërë dokumentesh që lidhen me këtë vilë.

Ndërkohë në shtëpinë e ish-bashkëshortes, që ka filluar në orën 14:40 dhe ka përfunduar në orën 15:20 minuta, rezulton se nuk janë gjetur para, por se janë marrë disa dokumente që vlerësohen të rëndësishme për hetimet.

Arben Ahmetaj merret zyrtarisht i pandehur nga SPAK, tre akuzat e ngritura

Arben Ahmetaj merret zyrtarisht i pandehur nga SPAK, tre akuzat e ngritura

Arben Ahmetaj merret zyrtarisht i pandehur nga SPAK, tre akuzat e ngritura

Arben Ahmetaj merret zyrtarisht i pandehur nga SPAK, tre akuzat e ngritura

Arben Ahmetaj merret zyrtarisht i pandehur nga SPAK, tre akuzat e ngritura

Arben Ahmetaj merret zyrtarisht i pandehur nga SPAK, tre akuzat e ngritura

Arben Ahmetaj merret zyrtarisht i pandehur nga SPAK, tre akuzat e ngritura

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu