Andi Bushati shpërthen kundë Arta Markut: Opozita s’mund të rrijë në kuvend, kur kryeprokurore u bë ajo që rrinte poshtë Ulsiut në Shkodër

0

Analisti Andi Bushati, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, ka deklaruar se vendimi i opozitës për t’u larguar nga parlamenti është i drejtë, sepse sipas tij Edi Rama ka kapur të gjithë pushtetet.

Ai shtoi se, qëndrimi i opozitës në parlament, nuk ka kuptim kur Prokurore e Përgjithshme u zgjodh Arta Marku, vetëm për t’i shërbyer mazhorancës.

Mendoj se edhe sikur zgjedhjet të ishin normale, opozita duhet të bënte prap këto që bën sot.

Edhe Erdogan dhe Putin bën zgjedhje, por demokracia me zgjedhje nuk ka kuptim, kur ti prish pushtetin e drejtësisë dhe bën zgjidhje ekstra ligjore me të pasurit e Shqipërisë.

Ç’kuptim ka të rrijë opozita në Kuvend, kur bëhet një ligj anti kushtetues, si ai për ti dhënë ‘Fushës’ 6 kulla dhe opozita nuk shkon dot në Gjykatë Kushtetuese për ta ankimuar?

Çfarë mund ta mbajë opozitën në parlament, nëse kanë bërë një reformë në drejtësi, dhe pastaj prokurore bëhet ajo që rrinte poshtë Ulsiut në Shkodër”, theksoi Bushati, duke patur parasysh kryeprokuroren Arta Marku.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu