Aktorja e famshme turke shokon me deklaratën e saj për ditëlindje

0

Aktorja e famshme, Beren Saat, dje ka mbushur 35 vjeçe. Në një shpërndarje në Instagramin e saj, ka derdhur çdo gjë që ka patur të mbledhur brenda.
Sëbashku me këtë shkrim është edhe një fotografi mjaft natyrale e aktores, pa asnjë grimë makiazhi.
Ç’është jeta? “Sot hyra në një moshë më të madhe. E vërteta është se me moshën njeriu mund të bëhet i padhembsur, por kur mendoj se të gjithë vijmë në këtë botë njësoj të pafajshëm, konfuzohem.

Nga njëra anë kam lundruar në dashurinë kolektive që më kanë dhuruar, nga ana tjetër kam marrë urrejtje nga njerëzit e mi më të afërt. Tashmë të qarat me janë pakësuar, në të ardhmen do të qesh. Atëherë kur po mendoja se po hidhja hapin drejt ditëlindjes time më të errët, në radio dëgjova këngën time të preferuar “Hero” dhe në shpirtin tim u ndez përsëri një dritë. Për mendimin tim gjysma e dytë e jetës ka për të qenë edhe më e bukur, këtë shpresoj unë të paktën, duke qenë se deri tani jeta ime i ngjan një perle të zverdhur nga traumat që ka pësuar; një mbajtje ekuilibri në një lumë të rrëmbyer; dikur e pranon këtë jetë dhe bëhesh copash, por më pas i rigjen forcat dhe rilind; ballafaqohesh, rinjihesh me veten nga llimi, gjysma e dytë e jetës time duhet të nisë nga fillimi; një buzëqeshje e çmendur; njerëzit të lëndojnë vetëm sepse janë edhe vetë të lënduar; është si të heqësh dorë pa u përpjekur; gjurin mund t’a drejtojmë vetëm aq sa duam ne dhe faktikisht duhet t’i qëndrojmë strikt besimeve tona; është një dashuri që e kemi të gjithë nga brenda…
Faleminderit që ekzistoni,
Sa mirë që lindëm!”

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu